Sot ligji në Parlament, Ministri gjerman apel opozitës: Votojeni Magjistraturën

Kryesore Lajme Politikë

Mazhoranca dhe opozita në Shqipëri duhet të bashkëpunojnë fort për të mundësuar emërimin e gjyqtarëve të rinj në vend të atyre që shkarkohen nga vettingut, me qëllim që organet e drejtësisë të mos pushojnë së funksionuari.

Apeli është bërë nga Ministri i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme Federale gjermane, Michael Roth pas një takimi me homologun shqiptar Ditmir Bushati në Tiranë.

Kryediplomati gjerman theksoi se nëse ecuria e reformave është pozitive Shqipëria do të marrë vendim pozitiv vitin e ardhshme për dritën jeshile që iu dha në qershor për hapjen e negociatave me BE.

Sot pikerisht Kuvendi ka parashikuar seancen e fundit parlamentare per te votuar projektligjin per Magjistraturen, ku parashikohet t’i jepet zgjidhje ngercit te krijuar per shkollimin e magjistrateve.

Opozita ka dhene sinjale te qarta se nuk do ta votoje kete projektligj, duke kerkuar mbi te gjitha uljen ne nje tryeze per zgjidhjen e ngercit te krijuar. PD dhe LSI po kerkojne qe te rinisin nga e para rishikimin e ligjeve te Paketes se Reformes ne Drejtesi, ku duket si kushti i saj. Nderkohe qe ardhja e ministrit gjerman Roth, duket se eshte nje sinjal i qarte ndaj opozites per zgjidhur dhe mos per t’u bere pengese e ketij procesi.

Per votimin e ketij ligji duhen 84 vota, maxhoranca nuk i ka te gjitha votat, mund te shkoje deri ne 79 te tille e duhet konsensusi i opozites. PS i ka bere thirrje LSI per ta votuar pasi ne mandatin e pare ata ishin pjese e qeverisjes duke i votuar ligjet e Paketes se Reformes ne Drejtesi.

Gjurma.al  po jep deklaraten e ministrin gjerman drejtuar opozites per te bashkepunuar me maxhorancen per reformen ne drejtesi. Apel i dhene gjate konferences per shtyp dhene ne Tirane se bashku me kryediplomatin Ditmir Bushati.

Michael Roth: Kam ardhur të përgëzoj Shqipërinë për sukseset e saj. Shqipëria është në një rrugë të mirë drejt BE.

Këtu bëhet fjalë për krijmin dhe ndërtimin e një shteti ligjor solid, për krijimin e një drejtësie të pavarur dhe sikurse një luftë të vendosur kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Me procesin e ashtuquajtur të  vettingut Shqipëria ka nisur të ecë në një rrugë që nuk ka të dytë në rajon dhe deri tani Shqipëria ka treguar se ky proces ka qenë i suksesshëm.

Fakti që deri tani 14 gjykatës dhe prokurorë janë shkëputur nga sistemi, tregon që njerëzit e kanë kuptuar që qeveria është serioze në përpjekjet e veta dhe në krijimin e një sistemi të pavarur drejtësie.

Këto reforma duhet të ndiqni në mënyrë të vendosura. Do të duhet të jeni të vendosur në rrugën e reformave.  Nëse përmes një procesi të ndershëm dhe transparent, por njëkohësisht edhe strikt mbërrin në momentin kur na duhet të pushojmë gjykatës apo prokurorë të caktuar do të duhet që në një moment të mëvonshëm të kemi edhe gjykatës apo prokurorë të rinj që me ekspertizën e tyre të përmbushnin këto boshllëqe.

Një sistem gjyqësor që nuk funksionon do të ndikonte në fushat e tjera të rëndësishme të jetës.

Ky proces kaq i vështirë por i rëndësishëm për Shqipërinë kërkon një masë të vetëdijes dhe ndërgjegjësimit nga ana e qeverisë, por po kaq e madhe duhet të jetë  masa e vetëdijes dhe ndërgjegjësimit nga ana e opozitës.

Unë i drejtoj një apel politikanve përgjegjës të Shqipërisë që të marrin përgjegjesitë e tyre që mos rrezikojnë rrugën e Shqipërisë drejt BE.

Për ministrin e Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati viti që vjen është sfidues. Ai tha se nevojitet bashkëpunim me opozitën në kuvend për realizimin e reformave që do të ndihmonin funksionimin e institucioneve.

Bushati: Është një vit me sfida, rruga para nesh nuk është e lehtë. Shkollës së Magjistraturës për të funksionuar në mënyrë optimale, por për ti dhënë Shqipërisë Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë që meriton Shqipëria e shek. XXI.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *