Sot opozita proteston për teatrin, ja çfarë do të ndodh brenda dhe jashtë Kuvendit

Kryesore Kulturë Politikë shtojca

Opozita pritet që pak çaste më vonë të nisë protestën e saj para Kuvendit për të kundërshtuar miratimin e projektligjit për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. gjatë gjithë javës përfaqësuesit e dy partive kryesore opozitare, PD dhe LSI i kanë bërë thirrje mbështetësve të tyre që të mblidhen sot para Kuvendit për të mos lejuar mazhorancën që të votojë këtë nismë ligjore. Burime nga mazhoranca kanë bërë të ditur se protesta do jetë e organizuar në dy fronte, brenda dhe jashtë sallës së seancave plenare. Deputetët opozitar do të tentojnë të bllokojnë diskutimin dhe votimin e projektligjit brenda në sallë, ndërsa protestuesit e thirrur do të tentojnë të tensionojnë situatën nga jashtë Kuvendit. Natyrisht që pritet që në intervale të caktuara deputetët e opozitës do ti bashkohen protestuesve për ti motivuar dhe për të mbajtur fjalime. Gjithashtu pritet që në protestë të flasin edhe personazhe publike që kanë deklaruar se do i bashkohen kësaj proteste.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *