Sot prova për mbështetjen e Thaçit, Kuvendi voton për rezolutën kundër rishikimit të kufirit me Serbinë

Kronike Kryesore

 

 

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar dhe votuar rezolutën kundër rishikimit të kufijve e ardhur si propozim nga partitë opozitare. Nëpërmjet kësaj nisme partitë e opozitës në Kosovë do të tentojnë sot të bllokojnë nismën e presidentit Hashim Thaçi për rishikimin e kufijve me Serbinë.

 

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, për mediat theksoi se debati në Kuvend do të ketë vetëm një rend dite.

 

“Proceduralisht, kemi vepruar në bazë të një kërkese të deputetëve. Do ta kemi seancën e jashtëzakonshme nesër me një pikë të rendit të ditës. Sa i përket komenteve politike, do t’i themi nesër ato për arsye se e kemi seancën”, u shpreh Veseli.

 

Kryetari i grupit parlamentar të LDK, ftoi deputetët e opozitës dhe të mazhorancës të votojnë rezolutën.

 

“Unë pres që nesër mbështetja për këtë rezolutë të planifikuar për t’u aprovuar të mbështetet nga të gjitha grupet parlamentare, pa përjashtim, të opozitës dhe koalicionit qeverisës sepse është në të mirë të qytetarëve të vendit. Është informatë e mirë dhe qëndrim i mirë që u dërgohet miqve tanë ndërkombëtarë, që na kanë ndihmuar të vijmë deri në këtë pikë, që vullneti i qytetarëve të shprehet përmes deputetëve të Kuvendit. Mbi të gjitha, është sinjal i qartë për presidentin e vendit se ai duhet të ndalet me veprimet e tij anti-kushtetuese”, u shpreh Hoti.

 

Në rast të miratimit të kësaj rezolute ky veprim i Kuvendit do të interpretohej edhe si një rrëzim i Presidentit Thacci, që është edhe iniciatori dhe mbrojtësi i flakët e ndryshimit të kufijve me Serbinë.

 

Në datën 7 shtator është parashikuar takimi për dialogun final mes Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij serb Aleksander Vuçiç.

 

Diskutimi do të zhvillohet në Bruksel, ku temë kryesore është korrigjimi i kufijve nën drejtimin e shefes së diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini.

 

Demarkacioni nënkupton gjithashtu dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës prej Beogradit zyrtar.

 

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *