Spaho ngatërron chat-in: Do t’i them Lulit, Braçe: Ai është në gjumë!

Kryesore Politikë

Gjurma 14 Maj 2018

Një ngatërresë në chat-in e komunikimit të grupit të Konferencës së Kryetarëve ka bërë që kreu i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho të flasë hapur për pjesëmarrjen në Konferencën e Kryetarëve.

Sot deputetët janë njoftuar me një mesazh nga Sekretarja e Kuvendit për orarin dhe vendin me mbledhjes. Por ky orar është kundërshtuar nga kreu i grupit parlamentar i LSI, Petrit Vasili, i cili e ka shprehur pakënaqësinë në chatin e përbashkët.

Ndërsa Edmond Spaho, i cili po mentonte se po fliste me të shkruan në grup, por ka qenë një mesazh i deputetit Erjon Braçe që të kuptohej ngatërresa.

Ja biseda: 

Sekretarja e Kuvendit: …Do të zhvillohet mbledhja e Konferencës, për të diskutuar në lidhje me programin dhe kalendarin. Mbledhja zhillohet në sallën “Pjetër Arbnori”, kati IV te Kryesia. Faleminderit për mirëkuptimin, Mira.

Petrit Vasili: Mira, kjo është krejtësisht e papërshtatshme dhe e gabuar, pasi skemi mbledhje të komisionit të planifikuar me kohë dhe të vendosur në kalendarin e punës, i cili është publikuar. Vendosja e një orari të tillë bëhet enkas për të na e bërë të pamundur pjesëmarrjen.

Edmond Spaho: Ne mesa shoh nuk do marrin pjesë. Do i dërgoj Lulit edhe një mesazh tjetër.

Erjon Braçe: Më fal, po çpunë kemi ne me lulin mo vlla? Ai mund të mos jetë zgjuar akoma.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *