Spaho: PD ka përgjime të tjera, do publikohen shpejt

Kryesore Lajme Politikë

Çështja “Xhafaj” ishte pjesë e disktutimeve të Komisionit të Integrimit. Një muaj para vendimit për çeljen e negociatave që do të marrë Këshilli Europian palët akuzuan njëra tjetrën se po bëhen pengesë për procesin e integrimit të Shqipërisë.

PD sheh krimin dhe lidhjet e qeverisë me krimin si një rekord negativ lidhur me hapjen e negociatave. Nga ana e saj maxhoranca thotë se opozita përmes baltosjes së vendit po punon kundër interesave të Shqipërisë.

Jonida Tabaku: Shqipëria është peng i krimit dhe atyre që sot organizojnë trafikun e drogës. Unë e kuptoj që qeveria është dorëzuar por ne do të vazhdojmë të luajmë rolin tonë deri në fund

Taulant Balla: Ju nuk keni kontribuar fare në këtë proces të rëndësishëm.

Edmond Spaho: Jeni shtet i kriminalizuar në palc. Përgjimin e ke atje kokë e këmbë dhe do të shikosh që deri ditën e shtunë do të kemi të tjera. Do të tregojmë me fakte si e keni mbrojtur dhe si është akoma i përfshirë në trafik droge.

Elisa Spiropali: Edhe të dilni publikisht e të thoni se po lobojmë më pas të thoni çelini negociatat me Noriegën edhe me kokat e krimit që janë në maxhorancë kjo është e turpshme.

Gent Strazimiri: Kjo është e vërteta e juaj kur flisni për Babalen, Fatmirin, Agronin,  luftën kundër krimit dhe kokainën e opozitës.  Edhe sikur të ishte e vërtetë, po të isha në Europë do të thoja: E kontrolloni  këtë territor? Ti je kryeministër? Opozita të bën 613 kg kokainë drogë dhe ti thua jemi gati për në Europë?! Largohuni se jeni të pafytyrë.

Musa UIqini: Si ka mundësi që dhe një kasetë që është bërë në tetor duhej të ishte përdorur tani?

Në fund Komisioni miratoi programin tre javor të punës së tij për periudhën 31 maj-3 qershor.

https://youtu.be/537oMnbZYS4

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *