SPAK i kërkon Lefter Allës të bëjë testin e drogës: Dorëzo kampion gjaku dhe urine në laborator

Kronike Kryesore Lajme Slider kryesore

Kryebashkiaku i Bulqizes eshte thirrur per here te dyte nga SPAK sa i perket hetimit te nisur per videon e publikuar nga gazetari Artan Hoxha.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka kërkuar kryebashkiakut të Bulqizës Lefyer Alla që t’i nënshtrohet testit të drogës pas publikimit të videos, ku PD-ja pretendon se është ai që merr kokainë.

Për të kryer këtë procedurë, Alla duhet të paraqitet e Institutin e Mjekësisë Ligjore, për t’i marrë kampion gjaku dhe urine, me qëllim kryerjen e ekspertimit mjeko-ligjor, që do të vërtetojë nëse Alla është konsumues droge ose jo. Kjo ekspertizë do të jetë baza e kësaj çështje penale dhe që mund të shtyjë prokurorët të ngrenë akuzë për kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla. Sipas Shqiptarja.com,

vetëm 24 orë pas çeljes së këtij hetimi, prokurorët e çështjes kanë kërkuar ekspertimin grafik të videos tashmë të sekuestruar. Ekspertimi do kryhet nga ekspertët e laboratorit të policisë shkencore në Ministrinë e Brendshme. Nëpërmjet kësaj ekspertize prokuroria synon të provojë qartësisht dhe me anën e një ekspertize nëse personi që shfaqet me shpinë në video, është ose jo Lefter Alla.

Kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla mbrëmë dëshmoi në Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) pas akuzave të Partisë Demokratike se shfaqet në një video duke pirë kokainë. Jashtë dyerve të SPAK, ku qëndroi për rreth një orë Alla refuzoi të jepte një deklaratë duke shprehur se tashmë kjo çështje i takon drejtësisë, “E ka në dorë drejtësia”.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *