SPAK nis marrjen në pyetje për koncesionin e sterilizimit

Kronike Kryesore Lajme Slider kryesore

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pas padisë nga nisma ‘Thurje’ për koncesionin e sterilizimit është vendosur në lëvizje duke nisur pyetjen e personave që kanë dijeni lidhur me këtë kontratë. I pari që është marrë në pyetje ditën e sotme ka qenë doktori urolog Artan Koni. Ai është pjesë e grupit që dorëzoi padinë, ndërsa u thirr në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar si person që ka dijeni mbi rrethanat e ngjarjes. Pas daljes nga SPAK-u, doktori Artan Koni u shpreh për mediat se sqaroi para prokurorit detajet dhe llogaritë me dyshimet se kontrata është korruptive.

“Unë sqarova detajet si është bërë kjo llogari. Nuk mund të them cdo detaj për shkak të hetimit, por ishte një deklaratë për të ndihmuar prokurorët si bëhet llogaritja në fushën e mjekësisë për sterilizimin. Kemi dyshime se është koncesion korruptiv, tani mbetet ta vlerësojë prokuroria. Baza kryesore është llogaria, kostot ekonomike, paguajmë 7 milionë euro në vit, për një set kosto na del 2.4 euro, ndërsa ne paguajmë 90 euro. Llogaritjen e dënimit nuk mund ta bëjmë ne, por prokuroria dhe të na thotë nëse ka dëm kundër shqiptarëve. Sot thashë detaje për atë kallëzim që kishim bërë dy javë më parë. Nuk kam prova të reja” tha ai.

Ky koncesion është fituar nga kompania “Sani Service”. Koncesioni ka gati 5 vite që është në zbatim dhe është miratuar nga ish-ministri Ilir Beqja, raporton gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno. Hetimi i parë për këtë cështje është ndjekur nga prokuroria e Tiranes, por më pas cështja është pushuar. Tashmë me një kallëzim të ri nga nisma “Thurje”, ky hetim është rihapur sërish nga Prokuroria e Posacme. Ndërkohë që do të pyeten ata që kanë firmosur kontratën Partneritet-Publik-Privat si dhe përfaqësuesit e kompanisë private përfituese e këtij partneriteti.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *