Spartak Braho thumbon ministren Gjonaj: Amnistoni shpifjen, nxirrini të gjitha gratë nga burgu

Lajme Politikë

Projektligji për ‘Dhënie amnistie’ që po shqyrtohet në Komisionin Parlamentar të Sigurisë ka përballur jo vetëm 2 krahët e deputetëve por dhe ata brenda mazhorancës.

Deputeti socialist Spartak Braho duke iu drejtuar ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj është shprehur se ndan mendime të ndryshme për këtë pr/ligj.

“Kjo nuk është amnisti është falje, drafti juaj është i njëjtë me atë të 2016“, iu drejtua Braho ministres Gjonaj.

Ndërkohë, ndërsa në një tjetër komision parlamentar po shqyrtohet dekreti i Presidentit Meta për shqyrtimet e ‘Paketës Antishpifje’, Braho nuk ka lënë pa ngacmuar anëtaren e kabinetit Rama duke e pyetur:

Pse nuk amnistoni shpifjen, fyerjen? Jeni treguar selektiv, kjo amnisti vetëm humanizëm nuk ka.

Gjithashtu Braho ka hedhur dhe propozimin sfidues për mazhorancën në të cilën bën pjesë:

“Të gjitha gratë të dalin nga burgu, kur gruaja vret e bën nga halli. “Nuk ju kanw pëlqyer aministitw e tjera, nuk ke tw drejtw qw ti gjykosh ti, i kanw bwrw ministra shokw e mi e shokwt e ty, nuk ke tw drejtw tw gjykoni. I kemi votuar ne tw gjitha”, theksoi Braho.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *