Speciale/John Alite, rregullat e shqiptarit që gjunjëzoi familjen mafioze Gambino në SHBA (VIDEO)

Kronike Lajme

Nga: Anxhela Devole

“Asnjëherë mos bisedo për punën brenda mureve të shtëpisë! FBI-ja ka “veshë” kudo, dhe nëse flet për punë në makinë, ngrije zërin e radios! Është më mirë që të bisedohet duke ecur në rrugë.”
(Një nga rregullat e John Gottit për liershipin)

John Edward Alite, në vitet ’80- ’90 ishte pjesë e familjes mafioze Gambino. Ai ishte krahu i djathtë i mafiozit italian John Gotti. Në vitet 2000, ish mafiozi me origjinë shqiptare mori arratinë, kur mësoi se ata që i kishte konsideruar pjesë të familjes, kishin vënë një çmim për kokën e tij. Zgjodhi të ishte mafioz për para. Ai donte të forconte pozitën e tij në grupin Gambino, dhe më të shumtën e krimeve, i kreu me udhër të John Angelo Gotti-t, të riut, e ndonjëherë me urdhër të babait të Junior-it, John Joseph Gottit.

John Alite u kap në Brazil, në vitin 2004, i kërkuar për krime të shumta. Ai bëri një pakt me qeverinë e Shteteve të Bashkuaa të Amerikës, dhe disa vite më pas dëshmoi kundër kryemafizit të grupit Gambino, e disa gangsterëve të tjerë.

“Kam pasur një jetë të vështirë, isha një gangster, por tani jeta ime ka ndryshuar”, shprehet Alite.

John Alite do të mbahet mend gjithmonë si mafiozi me origjinë shqiptare që rrëzoi familjen shumë të famshme Gambino. Dhe sot, ai ka zgjedhur që të japë mesazhe pozitive tek të rinjtë, duke rrëfyer historinë e tij, si arriti t’i shpëtonte plumbave, përndjekjes, shpifjeve dhe vdekjes!

“Flas shpresh për Shqipërinë e madhe, duke shpresuar që shumë njerëz do më ndjekin në Kosovë, Maqedoni, Tiranë, dhe ne të bëhemi një komb madhështor. Tani më jepet hapësirë në media dhe po përpiqem që të rinjtë të mos ndjekin shembullin tim, të mos bëjnë atë që kam bërë unë. Kam qenë një njeri shumë agresiv, vij nga një vend që është agresiv dhe jemi shumë emocional, dhe të prirur për përballje fizike. Por jemi gjithashtu edhe shumë inteligjentë. Bota shpesh e harron këtë për shkak të reputacionit luftarak që kemi, por kjo na ka bërë që të mbijetojmë si vend. Mendoj ndonjëherë, kur jeton në një vend si unë, në SHBA, ne harrojmë se kush jemi, jo me dashje por jeta bën që të shkojmë në atë drejtim.”

John Alite është shndërruar. Nuk është më mafiozi që goditi me thikë, që qëlloi me armë e dhunoi njerëzit në forma të ndryshme gjatë njëzet e pesë viteve si kriminel. Origjina e tij është Gjirokastra, dhe duket se për ish mafizoin, prejardhja, familja janë shumë të rëndësishme. Ai thotë se mbijetoi sepse i ati e mësoi si të qëndronte i fortë.

“Në Amerikë, ku unë jam rritur nga gjyshërit e mi, dhe babai im, në një familje tradicionale, ka qenë e vështirë të tregosh se kush je dhe nga vjen, sepse Shqipëria nuk njihej shumë.

Jam një shqiptar që mbijetoj, dhe çfarë do që të ndodhë nuk rrëzohem. U bëra pjesë e mafias në Amerikë, dhe ja ku jam këtu, sepse mbijetova. Jam dikush që mbijetova. Ndër vite, njerëzit donin të më vrisnin, dhe sot ata prapë duan të më vrasin. Rruga e mafias nuk është ajo që dua që fëmijët e mi të ndjekin, dhe asnjë fëmijë tjetër”, thotë ish mafiozi.

John Alite, erdhi në Shqipëri i shoqëruar nga dy djemtë e tij, Johnny Junior dhe Methju për të prezantuar librin e tij “Darkest Hour” dhe për të folur rreth dokumentarit “Gangsteri Perfekt” (The perfect gangster) me regji të Andi Deliana.

“Fëmijët e mi, Xhoni dhe Methju nuk kishin mundësi ta njihni Shqipërinë sepse unë isha në burg. Kjo është hera e parë që unë kam mundësi të udhëtoj, kështu që i mora me vete. Unë dua që ata të kuptojnë që ne kemi vlera. Ne ishim një vend që, kur Gjermania po vriste hebrenj, ne i mbrojtëm hebrenjtë. Kudo që shqiptarët shkojnë, nuk e harrojnë njëri-tjetrin, ata e ndihmojnë njeri-tjetrin.”

Këshilla që i jep djemve të tij lidhet gjithmonë me lirinë, si të mos e humbasin kurrë atë.

“Fëmijët e mi janë familja ime, janë jeta ime. Jam i kënaqur sepse janë fëmijë të mbarë, merren me punë dhe sport. Unë nuk lodhem kurrë dukei këshilluar që të duan jetën dhe të mos e humbasin lirinë, ashtu siç e humba unë. U them të tregohen të zgjuar, ta duan dhe respektojne vendin e origjinën e tyre, por mbi të gjitha veten”, tregon John Alite.

Në libër, ish mafiozi nga Gjirokastra rrëfen orët e tmerrit dhe zbulon të vërteta të tjera rreth familjeve më të mëdha mafioze të viteve ’80.

“Kam qenë pjesë e mafias italiane, e cila është shumë e famshme në Amerikë. Njerëzit mendojnë që nuk mund të ndryshoj, disa të tjerë mendojnë që po aktroj, është e vështirë ta besosh sepse kështu më njeh bota. Shumë në Shqipëri më mbështesin, janë në anën time. Është e qartë që ka shumë propagantë nga mafia italiane, amerikane që kanë shumë për të thënë. Unë fitova miliona nga aktivitetit kriminal dhe kur më futën në burg humba miliona. Dhe askush nuk më besonte më. Në këtë libër të dytë tregoj orët e mia më të merrshme.”

Lidhur me dokumentarin, ai thotë: “Ky film është rrugëtimi i jetës sime, ndërsa libri “Darkest Hour” është një triologji. Në librin e parë, “Rregullat e Gotit”, unë flas se si u rrita dhe u bëra gangster. “Rregullat e Gotit” është një libër ku rrëfehet se sa i dobët ishte Goti, ai që ishte në krye të një familjeje mafioze. Aty tregohet se si e kuptova që nuk isha unë i dobët, por Goti që urdhëronte vrasje.Ai ishte i dobët. Ai urdhëronte vrasje nga karrigia dhe nuk i shihte asnjëherë me sy pasojat, ishte ai që braktiste pjesëtarët e familjes kur ata i qëllonin. Ai nuk ishte aty kur mua më qëlluan, nuk ishte aty kur mua më dënuan, ndërsa unë për vite të tëra kreva krime për të. Në librin e parë, rrëfej se si e pranova përpara drejtësisë ç’kisha bërë për këtë familje mafiozësh. Nuk kam thyer rregullat e Gotit, ato ishin rregullat e një njeriu të dobët. Por, unë mbijetova dhe ja ku jam këtu.”

John Alite është një ndër shqiptarët më të njohur në botë, kryesisht në Amerikë. Jo si hero, por si një ish mafioz i penduar, që këshillon të rinjtë të mos zgjedhin rrugën e gabuar, por atë të dijes dhe të duan jetën.

“Shpresoj që të ndryshoj mendjen e atyre të rinjve që janë në rrugën e gabuar, që të mos bëjnë gjëra si unë. Ka shumë mundësira për të bëra gjërat e duhura në jetë. Ajo që duhet bëni është të shkoni në shkollë, të studioni, të përpiqeni, dhe ka mundësi kur punon dhe nuk dorëzohesh, dhe shqipëtarët nuk dorëzohen. Rruga që zgjodha unë kur isha i ri, ishte e gabuar. E mbushur me vuajtje, me dhunë dhe burgje. Jeta na është dhënë për ta shijuar. Jeta e rrugës sjell vetëm dhimbje, por shqiptarët janë të zgjuar. Kanë zemër dhe zgjursi. Ndaj përdorni këto për të gjetur rrugën e duhur.”

Por si është jeta e John Alite sot?

“Jam i njejti që kam qenë, por tashmë reagoj ndryshe. Tani kur më provokon dikush, nuk reagoj fizikusht, thjesht përpiqem ta bëj të kuptoj me fjalë. Unë tani dua të jap vetëm mesazhe positive. Njerëzit më njohin si mafioz dhe më shohin me këtë sy, jo si një njeri që i dua njerëzit dhe që kam ndryshuar. Jeta në rrugë është shumë e ndryshme nga ajo si familjar, aty shfaq focën dhe anët e errëta, ndërsa si familjar çdo njeri është i dobët, qan para gruas dhe fëmijëve.”

Prej jetës që zgjodhi të bënte John Alite, humbi shumë dhe u mohoi shumë gjëra fëmijëve të si tij, si njohjen me vendin e origjinës. Por duket se e ardhmja e familjes Alite, do të lidhet me Shqipërinë.

“Tani që jeta ime ka ndryshuar, merrem me biznes dhe dua të bëj biznes në Shqipëri, sepse këtu është gjaku dhe zemra ime”, përfundon ai.

“Kur akuzohesh për një krim, pavarësisht rrethanave, mos e prano kurrë fajësinë! Kjo është shenjë dobësie!”
(Një nga rregullat e John Gottit për lidershipin)

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *