Stamboll, qytetarët fillojnë protestën pas vendimit për përsëritjen e zgjedhjeve

Botë Kryesore Rrotull Slider kryesore

Pasi që Komisioni qendror i zgjedhjeve në Turqi pranoi kërkesën e partisë së presidentit turk Erdogan, respektivisht urdhëroi përsëritjen e zgjedhjeve lokale në Stamboll, ku fitues është opozita, qytetarët e Stambollit kanë filluar protestën kundër vendimit të Komisionit.

Kësaj radhe qytetarët përveç protestave paqësore nëpër rrugët e Stambollit kanë filluar me një lloj proteste të veçantë, ku të gjithë banorët solidarizohen me njëri tjetrin duke krijuar tinguj përmes enëve të gatimit dhe duke ndezur dhe fikur dritat e banesave të tyre. Përmes këtij akti ata dëshirojnë të tregojnë se Komisioni ka marrë një vendim të gabuar dhe se do të protestojnë së bashbashku kundër kësaj padrejtësie.

 

https://twitter.com/i/status/1125508595028766720

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *