“Stop pazareve”, mesazhi i fortë i ambasadores : Lini lojërat, ka ardhur koha…

Kronike Kryesore Lajme Slider kryesore

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka dhënë një mesazh të fortë në adresë të klasës politike sa i përket debateve të nisura për rishikimin e reformës në drejtësi.

Ambasadorja amerikane në një deklaratë të dhënë për mediat përpara nisjes së takimi me drejtuesit e Kolegjit të Apelimit të komisionit të Vettingut u shpreh se duhet t’i jepet fund pazareve politike.

“Ne duam që Shqipëria të jetë një aleat i fortë i SHBA-ve, s’mund të jeni në BE pa reformën në drejtësi dhe reformën zgjedhore”, u shpreh Kim.

Më tej ajo theksoi “mesazhi është shumë i qartë. SHBA duan të njëjtën gjë që populli shqiptar. Ne duam që Shqipëria të jetë një aleat I fortë dhe duam që ju të jeni pjesë e familjes europiane. Nuk mund ta keni pa reformën zgjedhore dhe pa reformën në drejtësi. Në këto nuk und të bëni pazare. Është koha të lini lojërat dhe të realizoni reformën zgjedhore sikurse drejtuesit I kanë premtuar popullit shqiptar”.

Ky është mesazhi i dytë që ambasadorja amerikane jep në adresë të politikës shqiptare, duke dhënë sinjale se është kundër asaj platforme prej 14 pikash të shpallur nga presidenti Meta, i cili kërkon rishikimin e reformës në drejtësi.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *