Studimi, një nga llojet e kanabisit shkakton vdekje! Bëni kujdes…

Shkencë Të tjera

Një lloj hashashi që po shitet në rrugët e Madridit është një nga më të famshmit në botë, por ka shumë baktere që mund të shkaktojnë vdekjen e atyre që e pinë.
Sipas BBC, një studimi nga profesori Jose Manuel Moreno, shkencëtar nga universiteti i Madridit, ka zbuluar se në 90 cigare hashashi u gjetën baktere si ato të E.Coli dhe Aspergillus që kur kalojnë në stomakun e përdoruesit e krijojnë temperaturë të madhe dhe të vjella. Madje këto baktere mund të bëhen edhe shkak për vdekjen e personave me imunitet të dobët.
Në Spanjë tregtia e hashashit është e paligjshme, por ka individë që i mbjellin në shtëpi dhe i shesin në rrugët e Madridit. Mënyra e rritjes të hashashit dhe vendi ku ato fshihen janë shkaku i parë për zhvillimin e këtyre baktereve.
Profesori Jose Manuel Moreno i bën apel përdoruesve të kenë kujdes pasi sipas tij 80% i hashashit të shitur në rrugë nuk është i mirë për t’u konsumuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *