Suarez apo Ronaldo, një “El Classico” në Rusi

Botë Kampionati Boteror Kryesore Sport

Sfida tjetër e ditës së sotme do të jetë ajo  mes Uruguait dhe kampionëve në fuqi të Europës, Portugalisë, që do të luhet në orën 20:00 ne Sochi.

Edhe kjo është një sfidë e vështirë për t’u parashikuar, pasi bëhet fjalë për dy skuadra të të njëjtit nivel,mjaft të kujdesshme në mbrojtje dhe me lojtarë që bëjnë diferencën në sulm.

Mediat e cilesojne kete perballje si nje “El Clasicco” spanjoll , pasi dy yjet e skuadrave jane Kristiano Ronaldo i Real Madridit dhe Luis Suarez i Barcelones. Pa permendur ketu edhe lojtare te tjere te dyja ekipeve qe luajne ne Spanje si Godin, apo Pepe.

Portugalia edhe njëherë do të shpresojë te forma e mirë e Cristiano Ronaldos, që pavarësisht 11-metërshit të humbur ndaj Iranit, ka shënuar 4 gola në këtë kompeticion dhe duket në një formë mjaft të mirë fizike.

Nga ana tjetër, edhe Uruguai ka treguar se është një skuadër që lufton shumë dhe nuk ka pësuar ende asnjë gol në këtë kompeticion. Shpresat e skuadrës së Tabarezit janë që të eliminojnë kërcënimin “Ronaldo” dhe të presin ndonjë magji nga dyshja sulmuese Cavani-Suarez, që me kanë një fizik që mund të kërcënojë prapavijën portugeze dhe jo vetëm.

Koeficentet per t’u kualifikuar jane te njejtat per te dyja ekipet, 1.9. Tregon se nuk

Trajneri i portugezëve, apo “Brazilit të Europës” siç njihen ndryshe, Fernando Santos është shfaqur optimist në konferencën për shtyp para takimit të ditës së nesërme, në të cilën do të kërkojë pa droje “dopietën” e trofeve: Europian dhe Botëror, pikërisht siç ka ndodhur në të kaluarën me Gjermaninë, Francën apo Spanjën.

Portugalia e tij nuk humbet prej 17 ndeshjesh, por përpara është një sfidë e vështirë përballë dyshes Cavani-Suarez.

“Cila është forca më e madhe e Uruguajit? Vet Uruguaji! Është një ekip me teknikë, ka një trajner që i ka rritur lojtarët prej 12 vitesh, një grup vërtet të mirë futbollistësh, të cilët sillen si të ishin një grup i vetëm. Thënë kjo, jam i bindur se jemi më superiorë sesa ata dhe se do të fitojmë. Por, këtë do ta bëjmë vetëm nëse jemi të përqëndruar dhe nëse luajmë lojën që dimë të bëjmë ne”, ka thënë Santos.

E paevitueshme një pyetje për Ronaldon, nga reporterët e pranishëm.

“Sa jemi të varur nga Cristiano? E prisja këtë pyetje, madje kam fituar një kafè sepse kisha vënë bast që do ma bënit këtë pyetje herët a vonë. Nëse Ronaldo luan për veten e tij, humbet. Nëse luajmë 11 lojtarë në fushë, atëherë mund të fitojmë. Mund të shënojë edhe 3 gola, por nëse nuk e bën së bashku me skuadrën, nuk mund t’i shkojë deri në fund objektivit të fitimit të titullit kampion”.

Nga ana tjetër, trajneri i amerikano-latinëve, Oscar Tabarez shprehet edhe më i bindur. “Do ta bëjmë gjumin për shtatë palë qejfe, nuk ka për të na e prishur Ronaldo. Sigurisht që nuk do ta markojë Godin, por do të jetë një punë kolektive.

Sëmundja e dobëson, mund ta bëjë të lëvizë me paterica, por brenda tij ai ka forcën e një zjarri përvëlues, e flaka e kujtimeve dhe e shpirtit nuk i shuhet kurrë. Për këtë sjell një shembull.

“Gjatë Botërorit të ’54-s, Uruguaji humbi në gjysmëfinale përballë Hungarisë. Ishte një Uruguaj shumë i fortë. Më kujtohet të kem lexuar kronikën e një gazetari italian, në të cilën fliste kapiteni i Hungarisë. ‘Humba thuajse të gjitha duelet me Schiaffinon, por në fund fituam ne’, shprehej ai. Pikërisht ky është thelbi. Uruguaji i sotëm ka rigjetur sensin e kombit, të luftimit dhe të të luajturit si dikur”.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *