Suksesi me Bjellorusinë/Braçe thumbon Dukën: Fitimet të shkojnë për tapetin e stadiumit

Kryesore Lajme Politikë Slider kryesore

Gjendja jo e mirë e tapetit të stadiumit ‘Air Albania’ vijon të bëjë jehonë. Ka qenë zv.kryeministri Braçe ai që pas suksesit të kuqezinjve ditën e sotme kundër Bullgarisë ka kërkuar që të ardhurat e përfituara nga suksesi të shkojnë për riparimin e taptetit.

Në një status në rrjetet sociale, Braçe thotë se kjo arritje ishte me zemër në dorë dhe pa dominim edhe pse sipas tij të gjithë skuadrat e tjera ishin më të dobëta se Shqipëria.

Ai shton se lojtarët individualisht janë të denjë për Ligën B të Ligës së Kombeve por nënvizon se në këtë ligë është më e rëndësishme loja në ekip.

“Vetëm kaq? Bravo deri këtu por, me zemër në dorë e mbi të gjitha pa dominim, për pasojë edhe pa playoff që është një shkallë më lart se kaq! Dhe ishin të gjithë më të dobët se ne, se ju! Liga e re është krejt tjetër standard; aty çdo bëni?

Individualisht-tek e tek jeni të denjë për aty; por aty duhet ekipi, ai që mbron, lufton e fiton në çdo centimetër! Ju keni shansin të hapni një cikël 10 vjeçar që duhet të jetë super, për ju, për ne tifozët, për Shqipërinë; rrituni bashkë e me fitoret!  Aaaa po, që të mos harroj; paratë të cilët do rrjedhin nga fitorja e sotme-vendi i parë, kërkoni të mbeten në këtë fushë, aty, për ta bërë njëherë e mirë një fushë që nuk pengon cilësinë tuaj!”, shkruan Braçe.

Fitorja e Shqipërisë përballë Bjellorusisë e ngjiti kombëtaren në grupin e skuadrave të Ligës B. Kombëtarja jonë përitoi 1.125 milionë euro që ishte parashikuar për fituesin e Grupit 4 të Ligës C. /Opinion.al

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *