Ish-ministri i Drejtësisë gjatë qeverisë teknike, që qeverisi vendin gjatë zgjedhjeve të shkuara parlamentare, Gazmend Bardhi ka reaguar lidhur me sulmin që i është gjatë natës së sotme banesës së gazetares, Klodiana Lala. Ai thekson se ky është një sulm mafioz kundër gazetarëve që nuk i blejnë dot me lëkët e drogës.
Statusi i Bardhit:
Sulmi me armë ndaj banesës së gazetares Klodiana Lala është një akt i mirëfilltë mafioz. Mesazhi është i qartë: Gazetarët profesionistë që nuk i blejmë dot me paratë e drogës, i sulmojmë me armët e krimit!
Loading...