Supergoli i Shaqirit, Klopp: Nuk është normale një gjë e tillë

Botë Sport

Trajneri i Liverpool ka mbetur i mahnitur nga debutimi i kosovarit Xherdan Shaqiri me Liverpool ku shënoi një supergol ndaj Manchester United.  Shaqiri kishte katër ditë që ishte bashkuar Të kuqve, e është përshtatur mjaft mirë. “Nuk është normale të bësh diçka të tillë pas katër ditësh në klub”, u shpreh pas ndeshjes Jurgen Klopp, dukshëm i ekzaltuar nga paraqitja e Shaqirit. “Donim ta ndihmonim pak duke i dhënë liri në fushë, në mënyrë që të luante tamam në sulm dhe ai bëri pikërisht këtë. Luajti shumë më mirë nga sa prisja unë”, theksoi Klop, i cili është i kënaqur se në këtë turne ka mposhtur ekipin e Murinjos.

Klopp shtoi: “Për Shaq, në momentin që nënshkroi, ai donte të qëndronte menjëherë në Liverpool dhe të stërvitej me ne. Mendoj se ishte një javë pasi mbaroi Kupën e Botës, kështu që thashë: ‘Jo, jo, jo. Shko ‘. U kthue pak ditë më parë dhe ishte me të vërtetë i emocionuar. Për të ishte një moment shumë i mirë në karrierën e tij, pasi tashmë ka një eksperiencë të vërtetë te Bayern, në Stoke dhe në Inter.  Këto janë momente të rëndësishme në karrierën e tij dhe tani e kemi atë dhe ai mund të luajë së bashku me disa lojtarë të futbollit me të vërtetë të mirë “.

Image result for jurgen klopp shaqiri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *