Supergrabitja, opozita e re interpelancë urgjente me Lleshaj

Kryesore Lajme Politikë Slider kryesore

Pas grabitjes së bujshme në aeroportin e Rinasit të sasisë së konsiderueshme të 8 milionë eurove të martën e kaluar, një grup prej deputetëve që i janë bashkuar Kuvendit pas djegies së mandateve nga opozita, i janë drejtuar sot me një letër kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, duke i  kërkuar interpelancë me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshajn. Në kërkesën e depozituar në Kuvend, interpelanca do të parashtrohet nga deputeti Ralf Gjoni, ndërsa zhvillimi i saj do të bëhet nga deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi.

Interpelanca ka si synim marrjen e shpjegimeve lidhur me planin e masave të ndërmarra nga institucionet ligjzbatuese për mbrojtjen e sigurisë kombëtare, si dhe për zbatimin e legjislacionit në fuqi për ruajtjen e rendit publik në ambientet e një objekti strategjik të rëndësisë së veçantë, si është aeroporti ndërkombëtar i Tiranës, “Nënë Tereza”.

Interpelanca do të mbahet këtë të enjte dhe kërkesa e 11 deputetëve të opozitës ka si pyetje kryesore planin e masave të marra nga institucionet ligjzbatuese për mbrojtjen e sigurisë kombëtare.

Pyetur nga Top Channel, deputeti Ralf Gjoni tha se propozimin për interpelancë e bëri, pasi beson se janë shkelur rëndë rregullat e ruajtjes së sigurisë së aeroportit dhe jetës së qytetarëve.

“Grabitja e habitshme e aeroportit gjatë javës së shkuar është tregues i qartë se, Shqipëria ka probleme serioze me ruajtjen e territorit të saj dhe se shteti nuk ka kapacitete të mjaftueshme për të garantuar sigurinë kombëtare. Ndaj dhe Kuvendi e ka për detyrë t’i kërkojë llogari ministrit të Brendshëm për masat që po merren në këtë drejtim. Falënderoj deputetët firmëtare dhe në veçanti zotin Murrizi për mbështetjen e kësaj interpelance”, thotë Gjoni.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *