Tahiri: Do të flas më vonë…

Politikë shtojca

Gjurma 13 Maj 2018

Provat e reja të ardhura përmes letërporosive nga Italia dhe Greqia bindën Gjykatën për Krime të Rënda të ngujonte në “arrest shtëpie” ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Kjo e diel e ka gjetur ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri të kyçur në banesë, duke shfrytëzuar lirinë që ofron ballkoni i shtëpisë së tij për të konsumuar cigare. Një ditë më parë, Gjykata për Krime të Rënda dha ndaj tij masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Me sa duket për këtë vendim ndikuan provat e reja të ardhura përmes letërporosive nga Italia dhe Greqia.

Thuhet se mes të tjerash ka dyshime se ish-deputeti është takuar me Habilajt në shtetin fqinj, ç’ka duket se e ka rënduar pozitën e tij për përfshirje me grupin kriminal që merrej me trafik droge.

Ndonëse, Prokuroria kërkoi burg për Tahirin, Gjykata ka vlerësuar se nuk ka flagrancë, dhe se nuk ka rrezik që ish-ministri të largohet apo prishë provat, pasi hetimi ndaj tij është drejt fundit.

I kontaktuar nga “News24” dhe “BalkanWeb” Tahiri nuk ka dashur të komentojë vendimin e Gjykatës dhe për momentin ka shfrytëzuar vetëm lirinë e pakët që ofron ballkoni i shtëpisë së tij për të konsumuar cigare.

Ndërkaq avokati i tij Maksim Haxhia, nuk pajtohet me këtë masë sigurie dhe paralajmëron se do ta apelojë këtë vendim, pasi kundër klientit të tij nuk ka asnjë provë.

Pak orë pasi mori dijeni për vendimin, ish-ministri i brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri i pyetur nga Vizion Plus, nuk pranoi të bëjë asnjë koment për arrestin shtëpiak. Por Tahiri konfirmon se do të flasë në vijim. Ndërkohë, të dyja palët, edhe Prokuroria e Krimeve të Rënda, edhe avokati i Tahirit, do ta apelojnë masën e vendosur nga Krimet e Rënda. Mbrojtja e ish-ministrit të brendshëm këmbëngul se nuk ka prova të reja që të justifikojnë masën shtrënguese. Ndërsa akuza, e cila kërkoi arrest me burg, sipas burimeve disponon letër porositë e Greqisë dhe Italisë për Tahirin. Ky i fundit dyshohet se ka realizuar një takim në fqinjin jugor me Artan Habilajn. Nuk dihen ende detaje nga të dhënat që ka siguruar Prokuroria e Krimeve të Rënda për këtë takim e po ashtu edhe për udhëtimet e tjera të ish-ministrit ne Greqi e Itali

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *