Dorëzimi i mandatit. A mund ta arrestojë tashmë prokuroria Tahirin?

Kryesore Politikë shtojca

Sajmir Tahiri ka zyrtarizuar para pak minutash aktin e tij të dorëzimit të mandatit të deputetit. Para pak minutash ai ka dorëzuar në Kuvend shkresën me anë të cilit shpreh vullnetin e tij për të lënë mandatin e deputetit. Por pavarësisht këtij akti, që Tahiri jetë një qytetar i lirë dhe njëkohësisht i hapur për çdo lloj hetimi apo edhe procedimi penal, nga ana e prokurorisë, duhet që Kuvendi të ndjek një sërë procedurash të tjera.

Tashmë kryetari i Kuvendit duhet t’ia përcjellë shkresën Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, i cili do bëj konstatimin e vlefshmërisë formale të këtij akti. Pas kësaj procedure formale, Kuvendi i dërgon KQZ-së dokumentacionin e plotë dhe kërkesën për zëvendësimin e tij. KQZ bënë njëkohësisht verifikimin e ligjshmërisë së kësaj kërkese që shoqërohet me vendimin për heqjen e mandatit të deputetit dhe kalimin e tij kandidatit vijues në listën shumëemërore të PS-së për Qarkun Tiranë. Ndaj deri në këtë fazë, Tahiri është ende i mbrojtur ligjërisht dhe prokuroria nuk mund ta arrestojë.

Nga prokuroria është bërë e ditur gjatë ditës së djeshme se Tahiri do të thirret në javën e ardhshme për të dëshmuar mbi akuzat e ngritura ndaj tij, ndërkohë që ky organ do të ketë të gjithë mundësinë pas vendimmarrjes së KQZ-së, që nëse beson vërtetë në argumentat dhe provat e paraqitura disa muaj më parë të bëje edhe arrestimin e Tahirit. Ndaj ditët në vijim janë deçizive nëse prokuroria do ti mbetet qëndrimit të mëparshëm apo do kërkojë që të thellohet edhe më tej në hetim para se të procedojë me arrestim.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *