Takim i fshehtë Rama-Basha? Si përgjigjet Berisha dhe pse pranuan të ulen në tryezë

Lajme Politikë

Duke pranuar se edhe me marrëveshjen e re mes opozitës dhe qeverisë për reformën e re, nuk garantohen zgjedhje të lira, Sali Berisha tha pse pranuan të ulen në një tryezë.

“Edi Rama për herë të parë në jetën e tij e tha këtë para një muaj apo dy muaj. Ai e ka refuzuar. Ai refuzonte një formulë të tillë dhe deklaronte që unë reformën zgjedhore do ta bëjë me opozitën që është brenda. Unë i deklaroja që të ftohej OHDIR-i dhe të ulen palët. Edhe zyra e OSBE thoshte që ne nuk kemi mjete. Kjo u bë”, tha Berisha në Opinion.

“Rrëzohej apo jo Rama, kjo formë ishte etike, jo se kjo do bëjë zgjedhje të lira. Raporti i fundit i OHDIR-it shkatërroi përfundimisht zgjedhjet. Atëherë nëse opozita pas këtij raporti thotë që unë nuk ulem, opozita nuk vinte interesin e Shqipërisë përpara. Opozita është vetëm për zgjedhje dhe nëse opozita pas këtij raporti… Ka shumë vërejtje, ka 67 çështje për të adresuar. Ndaj opozita duhej të ulej, përndryshe dëshmonte se nuk e ka Shqipërinë të parën… Nëse opozita do të tregohej negativiste në këtë moment opozita do ta kishte shumë të vështirë të justifikonte përpara shqiptarëve”, tha më tej ish kryeministri.

Po ashtu ai tregoi se si rrëzohej Edi Rama: “Shqiptarët nëse duan të rrëzojnë Edi Ramën shqiptarët duhet të përgatiten për një rezistencë në shesh. Është frikacak, është i pari që ia mbath nëse populli e rrethon”.

I pyetur drejtpërdrejt nga drejtuesi i emisionit Opinion, nëse ka një marrëveshje të fshehtë mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës pas paktit për reformën zgjedhore, Sali Berisha tha:  Ju garantoj, në dijeninë time në mënyrë absolute asnjë marrëveshje! Ju garantoj që jo, në vlerësimin tim dhe në dijeninë tim!

Po analisti dhe gazetari Lorenc Vangjeli e pyeti ish kryeministri se a kishte dijeni për një takim mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës në një vend të BE-së.

Lorenc Vangjeli: Një pyetje konkrete doktor. A keni dijeni ju që Basha dhe Rama janë takuar këtë janar në një shtet mik i Shqipërisë, domethënë jashtë Shqipërisë. Një takim i cili mundtë shënojë 6 vjetorin e një marrëdhënie të tyre të veçantë me ulje me ngritje, dashuri dhe urrejtje. Nga shtatori i 2014, po iu flas për janarin e 2020. Në dijeni tuaj dhe pas shpinës tuaj.

Sali Berisha: Lorenc e di ku e kam fjalën unë. Keqardhja ime është se bie viktim e zyrës Fuga. Me të gënjy Fuga ty. Kupton apo jo? Ti mund ta gënjesh 100 herë, po jo ai ty. Të garantoj që jo.

Lorenc Vangjeli: Po sikur nesër ta shikoni në një foto Bashën duke buzëqeshur pas Ramës me të njëjtën buzëqeshjen që ka pasur Trumpin.

Sali Berisha: Nxjerre!

Lorenc Vangjeli: Supozojmë thash…

Sali Berisha: Të viktimizojë Fuga është me të shku njeriu kot./ Opinion.al 

22
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *