Takimi me drejtorin e DASH, Kryemadhi kërkon zgjedhje të reja e me standarde

Kryesore Lajme Politikë Slider kryesore

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi priti në një takim në selinë e LSI drejtorin e ri për Europën Qëndrore e Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, z. David Kostelancik.

Kryemadhi i shprehu Kostelancik vlerësimet më të larta për bashkëpunimin strategjik me SHBA dhe e falenderoi për mbështetjen ndër vite që SHBA ka dhënë për progresin demokratik të Shqipërisë, si dhe mbështetjen e veçantë për anëtarësimin në NATO dhe rrugëtimin e vendit tonë drejt Bashkimit Europian.

“Shqipëria ka nevojë kritike për hapjen e negociatave në tetor. Hapja e negociatave është e kushtëzuar vetëm me zgjedhje të lira e të ndershme. Për këtë arsye, zgjedhjet duhet të zhvillohen sa më parë dhe me standarte, pasi kjo është e vetmja rrugë për integrimin europian të Shqipërisë”, u shpreh kryetarja e LSI Monika Kryemadhi në lidhje me krizën aktuale politike e institucionale që ka përfshirë vendin.

Duke e falenderuar për vizitën në Shqipëri, Kryemadhi i ritheksoi Kostelancik bindjen e LSI-së për të vijuar raportet e ngushta të bashkëpunimit me SHBA, si aleate e patjetërsueshme për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e Shqipërisë dhe të rajonit.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *