Taksa e rrugës së Kombit, Rama: Ide e Berishës. Ish-kryeministri nuk e zbatova

Politikë

Pagesa në Rrugën e Kombit është bërë temë debati në seancën e sotme plenare. Kryeministri Edi Rama është përplasur me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kryedemokratin Lulzim Basha, teksa ky i fundit e ka quajtur të pacipë për vendimin për të taksuar Rrugën e Kombit. Nga ana e tij, Rama sqaroi se vendimmarrja për të vendosur tarifën për përdoruesit e Rrugës së Kombit e ka zanafillën në vitin 2010, kur vendi qeverisej nga Sali Berisha, duke thënë se kryeministri i asaj kohe mori iniciativën për të hapur këtë proces, por dështoi se nuk e mirëmbajti dot rrugën.

Në kundërpërgjigje ndaj tij, ish-kryeministri Berisha pranoi se pagesa në Rrugën e Kombit ishte ideja e tij, duke sqaruar se për këtë ai bëri një studim së bashku me ministrin e asaj kohe, Sokol Olldashi, dhe vendoës që taksa të mos vihej zbatim.

Edi Rama: “Debati mbi këtë temë nuk ja vlen, është debat që nuk ka dy anë që diskutojnë në rrugën e arsyes, por ka një anë që ecën në rrugën e arsyes dhe një anë tjetër që nuk mban përgjegjësi për atë që thotë. Ja vlen shpjegimi, pasi kjo është eksperiencë e parë për vendin tonë, që është i vetmi vend në Evropë e rajon që deri më sot nuk ka pasur asnjëherë një eksperiencë të tillë. Vendimmarrja për të vendosur tarifën për përdoruesit e Rrugës së Kombit, se nuk është taksë, e ka zanafillën më 2010. Kryeministri i kësaj kohe mori iniciativën për të hapur këtë proces dhe tha publikisht si rrallë në karrierën e tij atë që sot e mohon. ‘Ne e ndërtuam për ta mirëmbajtur, nuk e mirëmbajmë dot’, kjo nuk është një fjalë kot. Pamundësia e mirëmbjajtjes ka sjellë degradime në atë aks, rrëshqitje, rënie, përmbysje.

Sali Berisha, ish-kryeministri i vendit: “Vijmë të çështja që ka tronditur kombin. Për herë të parë në këto vite lirime, pjesa e kombit që jeton në Kosovë proteston, bllokon rrugën e komunikimit me Shqipërinë. Unë i përgëzoj ata qindra kamionistë, të cilët ndërmorën një protestë apel për ndërgjegjen shoqërore dhe kombëtare të çdo shqiptarë, por këta s;kanë ndërgjegje. Është e vërtetë, që më 2011, qeveria e kryesuar nga unë dhe me ministër të ndjerin Olldashi bëmë të gjitha studimet. Pas studimit, u vendos që taksa të mos vihet.

 Unë nuk jam kundër fondeve për mirëmbajtjen e rrugëve, unë do t’i votoj të gjitha fondet që do sillni në Parlament. Por të caktosh 5 milionë dollarë për mirëmbajtjen e rrugëve, që janë 18 mijë km në mbarë vendin, do të thotë se nuk jeton në këtë vend, s’ke përgjegjësinë më minimale. Mirëmbajtja e rrugëve t’iu jepet kompanive private, që kanë fuqi të madhe ekspertize. Ne reformuam edhe drejtorinë e përgjithshme të rrugëve. Ata që fshihen si mi pas shpatullave të mia, i pyes: Pse nuk e vura unë taksën, aty e kisha studimin. Ne nuk vumë, bashkë me ministrin ramë dakord që kjo nuk do të ishte me tarifë dhe nuk u vendos. Por jeni të pafytyrë”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *