Taksa në rrugën e Kombit, Basha:  Akt kriminal, do ta shfuqizojmë

Politikë shtojca

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar ndaj nisjen së aplikimit të taksës së në rrugën e Kombit, që lidh Tiranën e Prishtinën. Në një postim në Facebook, Basha shkruan se një taksë e tillë e vendosur nga ana e qeverisë Rama është një akt kriminal dhe një grabitje e dyfishtë.

Postimi i plotë në Facebook i Bashës

Taksa Rama në Rrugën e Kombit grabitje e dyfishtë  e shqiptarëve dhe barriëre shtesë mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Me datën 1 prill 2018 fillon të aplikohet tarifa e pagesës së detyruar në të dy kalimet e Rrugës së Kombit që u ideua, u projektua dhe u ndërtua për të lidhur Shqipërine dhe Kosovën. Me vendosjen e kësaj tarife, ky projekt merr një goditje të rende nga klani kriminal që qeveris sot Shqipërinë.

Partia Demokratike ka hedhur e para idenë e një studimi tërësor për mundesinë e aplikimit të tarifave të lehta, transparente, të përballueshme nga të gjithë, për të kontribuar kështu në mirëmbajtjen e rrjetit rrugor shqiptar. Por aplikimi i këtyre tarifave do të lidhej me zbatimin e një parimi universal, me ekzistencën e rrugëve alternative, pa pagesë. Do të lidhej po kështu me parimin e mos taksimit të dyfishtë, pra me heqjen e taksës së qarkullimit të automjeteve.

Duke injoruar këte parim universal, banda që qeveris Shqipërine, ka dhënë me koncension aktivitetin e mirëmbajtjes së rrugës së Kombit, duke aplikuar një tarife që shkon nga 10 euro për vajtje-ardhje të një autoveture, në 22.5 euro për dy kalime të një autobuzi me dy akse dhe 32,5 euro për autobuzet dhe kamionët me tre akse.

Kjo ndodh në një kohë kur Edi Rama e ka rritur taksën e qarkullimit të automjeteve me 24 leke për litër karburant. Rritja me 24 lekë për litër, ju merr shqiptareve plot 120 milionë dollarë në vit nga xhepat e tyre. Mjafton 1/10 e kësaj shume për të mbuluar të gjitha nevojat për shpenzime të mirëmbajtjes, pa vendosur tarifa shtesë.

Vetëm nga kalimi pa pagese në rrugën e Kombit, Shqipëria ka përfituar direkt dhe indirekt rreth 300-400 milionë euro në vit. Do të mjaftonte një fraksion i këtyre te ardhurave për të përballuar nevojat për mirëmbajtje të të gjithë rrjetit rrugor shqiptar.

Qytetarët e Kosovës do ta ndiejene të parët këtë akt primitiv të urrejtjes nga banda në pushtet në Shqipëri. Kjo tarife është një barriere dhe kosto e shtuar për ta.

Ky akt kriminal dëmton edhe ekonominë e Shqipërisë, duke rritur koston për shërbimet dhe produktet dhe duke goditur qytetarët dhe bizneset, nga Kukësi e Mirdita në Lezhë, Shkodër, Kurbin, Krujë, Tiranë dhe në Portin e Durrësit. Turizmi po kështu do të pësojë një goditje të rëndë.

Por më së shumti atë do ta ndiejnë banorët e varfër të zonave rreth Rrugës së Kombit të cilët edhe aktualisht e kanë tejet të vështirë të përballojnë tarifat e furgonëve e autobuzëve. Rama premtoi se do ta zgjidhe çështjen e rezidenteve të kësaj zone, por deri tani asnjë masë nuk është marrë për identifikimin dhe pajisjen e tyre me mjete identifikuese që do të garantonin përjashtimin automatik të tyre në hyrje- daljet e disafishta ditore që ata kryejnë për të vajtur ene pune, shitur produket e tyre apo siguruar mallrat e nevojshme për jetesën e tyre.

Partia Demokratike i qëndron premtimit të saj për të shfuqizuar eqe ditën e parë në pushtet taksen e qarkullimit si dhe për të hetuar me transparence çdo koncension të dhënë nga klani kriminal në krye të Shqipërisë, duke u zotuar se çdo koncension që cenon interesat e shqiptareve do të shfuqizohet dhe përgjegjësit do te vihen përpara drejtësisë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *