Task Forca Antikorrupsion shkund Shkodrën, Gjonaj: 21 masa disiplinore, 7 të kallëzuar në Prokurori

Kryesore Lajme Politikë

Gjashtë institucione në Shkodër, mes tyre Hipoteka, ALUIZNI dhe spitali janë shkundur nga Task Forca Antikorrupsion e cila ka zhvilluar kontrolle dhe inspektime në institucionet që ofrojnë shërbime ndaj publikut, sipas një skeme të ndërtuar mbi bazën e denoncimeve të bëra nga qytetarët, në platformën e bashkëqeverisjes Shqipëriaqeduam.al.

Rezultatet e aksionit në dy javë i ka bërë të ditura vetë ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, sipas së cilës vetëm në dy javët e para të muajit shtator janë ndërmarrë 21 masa disiplinore, prej të cilave 9 largime nga puna. Po ashtu ka shtatë zyrtarë të kallëzuar në Prokurori.

Deklarata e ministres Gjonaj

Veprimtaria e Task Forcës Antikorrupsion ka vijuar me kontrolle dhe inspektime në
institucionet që ofrojnë shërbime ndaj publikut, sipas një skeme të ndërtuar mbi bazën e
denoncimeve të bëra nga qytetarët, në platformën e bashkëqeverisjes shqipëriaqeduam.al.

Vetëm në dy javët e para të muajit shtator, Task Forca Antikorrupsion, e ka përqëndruar
veprimtarinë e saj me inspektime të detajuara në disa institucione të rrethit të Shkodrës si:

 ZVRPP Shkodër
 ALUIZNI Drejtoria Rajonale Shkodër
 Spitali Rajonal Shkodër
 Autoriteti Rrugor Shqiptar, Drejtoria e Rajonit Verior
 Drejtoria Rajonale e Shërbimit të Peshkimit dhe Akuakulturës Shkodër

Grupet e kontrollit në raportet përfundimtare të kontrolleve kanë rekomanduar 21 Masa
disiplinore, prej të cilave 9 largime nga puna për:

 5 specialistë në Zyrën Vendore të regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Shkodër;
 1 përgjegjës sektori dhe 1 specialist në ALUIZNI Shkodër.

Ashtu si dhe për rastin e bërë publik dje në ZVRPP Shkodër, në të cilën u ndalua Regjistruesi
dhe juristja, nga ana e Ministrisë së Drejtësisë dhe Zyrës Qëndrore u vendos shkarkimi i
menjëhershëm i Rregjistruesit Shkodër dhe specialistes së kësaj zyre.

2
Nga inspektimet e kryera me grupe ndërinstitucionale, janë evidentuar shkelje dhe abuzime të
cilat përmbajnë elementë të veprave penale të shpërdorimit të detyrës, për të cilët janë kryer
kallzimet penale në organin e Prokurorisë së Shkodrës.

Konkretisht, janë kryer kallëzime penale për punonjësit e niveleve të ndryshme, ndër të
cilët janë:

 Ish- Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, i cili dyshohet të ketë kryer veprën penale të
shpërdorimit të detyrës, me veprime që kanë cënuar garantimin e ushtrimit të
veprimtarisë së institucionit në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve, shkelje të rënda në
procedurat e evadimit të mbetjeve spitalore si dhe garantimin e furnizimit me
medikamentet e nevojshme.

 Ish – Drejtori i ALUIZNI Shkodër, 3 ish – përgjegjës sektori, 1 përgjegjës sektori
dhe 1 specialist, të këtij institucioni, të cilët dyshohen të kenë kryer në bashkëpunim
veprën penale të shpërdorimit të detyrës, duke legalizuar objekte në mos respektim të
procedurave për rastet e legalizimeve si dhe në shkelje të afateve;

Task Forca Antikorrupsion, mbetet e fokusuar në vlerësimin maksimal të çdo denoncimi apo
informacioni të ardhur nga qytetarët, për të verifikuar shqetësimet apo problemet e tyre dhe
për të vënë përpara përgjegjësisë elementët e korruptuar në institucionet e shtetit.

Qytetarët duhet të vijojnë me denoncimet e tyre pranë platformës shqipëriaqëduam.al, me
qëllim që të luftojmë korrupsionin dhe për të mos lënë asnjë mundësi për të gjithë ata
elementë që e shohin punën në administratën shtetërore si një mundësi për të krijuar përfitime
të paligjshme.

Angazhimi i përbashkët institucional nëpërmjet institucioneve ligjzbatuese vazhdon, duke
treguar vendosmëri të shtetit për të goditur aktet korruptive dhe abuzimet me detyrën të
administratës publike në kurriz të qytetarëve.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *