Të gjithë në plazh, Shqipëria do të pushtohet nga i nxehti afrikan

Kryesore Lajme Sociale

Te gjithe ne plazh, se Shqiperia pritet te pushtohet nga i nxehti. Ditet me vranesira gjate muajit korrik duket se kane marre fund. Meteoalba paralajmeron se nga 29 korriku Shqiperia do perfshihet nga i nxehti afrikan dhe temperaturat do te shkojne mbi 36 grade. Ja parashikimet e Metoalb, qe po percillen per ju lexues te nderuar te Gjurma.

VALA E TE NXEHTIT: fusha termike nga e diela dhe në vijim duke përfshirë edhe javën e parë të muajit gusht, do të ushqehet nga masa ajrore të nxehta të kontinentit Afrikan të cilat rritin ndjeshëm temperaturat mbi Shqipëri ku pritet që periudha 29 korrik – 5 gusht të shënojë vlerat termike më të larta të vitit 2018; sigurisht pa marrë në konsideratë 20-ditët e fundit të gushtit që përkojnë dhe me fundin e stinës së verës, për të cilat ka sinjale të forta që sjellin temperatura pranë vlerave tipike të gushtit; nuk përjashtohet mundësia e ndonjë 3-ditëshi ku temperaturat ngjiten mbi 36°C.

 

Metoalb jep parashikimin e motit per keto dite te fund Korrikut

MOTI NE FUND-KORRIKU: Fundjava MBETET me kthjellime në gjithë Shqipërinë deri në orët e pasdites kur vranësirat shtohen në zonat malore KU priten rrebeshe të përkohshme shiu NDëRSA shira të izoluar rrezikojnë zonat Qendrore. Dy ditët e fundit të muajit, paraqiten në kushte të ngjashme atmosferike.

Temperaturat janë rritur lehtë dje dhe sot por rritje të ndjeshme sjell mesdita e së dielës, rritje që vijon dhe javën e parë të gushtit.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *