Të hetohet edhe Rama?! Ja si përgjigjet Tahiri

Kronike Kryesore Lajme Slider kryesore

Duke u ndalur tek përgjimet, ku dëgjohet se fitonte 5 milion euro në muaj dhe se ka shpenzuar 20 mln euro në fushatë, ish-ministri Tahiri tha se ky është një përgjim banal dhe nëse do ishte e vërtetë, nuk duhej të merrej në hetim vetëm ai, por edhe përfaqësues të tjerë të kësaj partie përfshirë edhe Ramën.

“Shpenzimet për fushatë, 5 milionë euro në një muaj: Të hetohet edhe Rama?! Nëse prokuroria ka një përgjim ku ministri i brendshëm harxhon 20 milionë euro në fushatë, unë kisha vetëm një muaj në detyrë dhe dy trafikantë bisedonin ai merr 5 milionë euro në muaj, nëse prokuroria e merr seriozisht këtë përgjim banal, nuk duhej të kursente njeri pa hetuar. Cështë kjo parti dhe këta njerëz që harxhokan 20 milionë euro në fushatë? Por edhe prokuroria e di që ai përgjim është banal dhe ordiner. Prokuroria ka pasur dy vjet kohë ta hetonte. Ka hetuar cdo pasuri timen, në Shqipëri, nëpër botë, pasurinë e prindërve të mi, të rrethit tim shoqëror, mbi 30 persona. Unë kam zero kontakte dhe takime me personat e akuzuar. Si dreqin e kam bërë unë këtë”, u përgjigj Tahiri pyetjeve të gazetarëve.

Në deklaratën për mediat Tahiri foli edhe për çështjen e fikjes së radarëve.

Për të cilën tha se: Në dijeninë time radarët nuk fiken dot, ska mundësi që të fiken. Prokuroria le të vijë dhe të thotë. Unë e them jo dhe jo nuk ka ndodhur kurrë që të fiken radarët. Nuk fiket radarët sepse nuk ka një palë çelësa. Prokuroria vetëm hamendëson. Unë kam qenë ministër i Brendshëm për më shumë se 4 vjet. Kam bërë të pamundurën që të luftoj kriminalitetin në mbarë Shqipërinë. Kam bërë të pamundurën që kriminaliteti të ulet. E kam bërë edhe duke iu sulur drejtësisë. E kam bërë sepse e kam besuar se qytetari përleshet keqas me këtë drejtësi. Kur drejtësia më denoncon mua, imagjinoni se çfarë mund të bëhet me një qytetar të thjeshtë

Ndërsa lidhur me përgjimet ai tha: Tani nëse merret seriozisht përgjimi, duhet hetohet, por ai është ordiner, banal. Kishte 2 vjet kohë prokuroria ta hetonte. Ka hetuar gjithçka timen, pasurinë etj. kam pasur 0 takime me personat e akuzuar pra si e kam bere unë këtë , ne luftonim në lazarat si mund t’i bëja të dyja.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *