Të reja nga hetimet/ Targa e makinës së atentatit ndaj prokurorit iu vodh një vajze një javë më parë në Tiranë

Kronike

Targat “AA 342 LM”, me të cilat u kamuflua makina tip “Mercedez Benz” e përdorur për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja në mbikalimin e Sukthit në autostradën Durrës-Tiranë janë denoncuar të vjedhura në Tiranë një javë para ngjarjes.  ReportTv mëson se ato i përkasin një veture ‘Nissan’ në pronësi të V.Gj. e cila kur ka dalë një javë më parë në mëngjes të përdorë makinën e saj e ka gjetur atë pa targa.

Policia ka nisur hetimet por nuk ka mundur të gjejë autorët e vjedhjes së kësaj targe e cila ka qenë pjesë e planit të atentatit të mirë organizuar më herët. Në pyetje është marrë edhe e reja pronare e mjetit që i janë vjedhur targat ndërsa denoncimi i saj nuk ka mundur të parandaloj krimin pasi policia nuk ra në gjurmët e hajdutëve.

Këto targa ju vunë makinës “Mercedez Benz 280” e cila pasi kreu atentatin në parakalim ndaj furoistradës ku udhëtonte dhe prokurori me Aleksandër Lahon njohur edhe si Ladi Muharremi, u largua në drejtim të Gjirit të Lalzit për t’u braktisur e padjegur. Në brendësi të këtij mjeti u gjetën dy maska koke, dy automatik kallashnikov, një shihe benzinë dhe disa gjurmë të të cilat po analizohen në laboratorin e policisë shkencore.

Hetimet për këtë rast po kryhen nga krimet e rënda ndërsa me pamje filmike policia ka mundur të rindërtojë vetëm disa minuta të ndjekjes së makinës ku ndodhej prokurori nga makina e atentatorërëve dhe ende jo momentin e atentatit. Të plagosurit mes tyre prokurori Ndoja shoferi i tij dhe i “forti i Sukthit” ndodhen ende nën kujdesin e mjekëve. Dy ditë më parë pasi kishte drekuar në një restorant në Durrës me Muahrremin prokurori Ndoja u nis drejt Tiranës me automjetin që ai përdorte foristradë GLK por e cila kishte pronar real Fadil Callikun.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *