Type to search

Kronike Lajme

Të shtëna me armë te Komuna e Parisit, plagoset 26-vjeçari

Ndaje

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur te Komuna e Parisit në Tiranë, mbrëmjen e djeshme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:50, ndërsa raportohet se një person ka mbetur i plagosur.

Ai është Enea Keqa, 26 vjeç. Policia thekson se ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta. 26-vjeçari është plagosur në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Traumës.

Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes për të mbledhur provat, ndërkohë që janë ngritur disa postblloqe për të arrestuar autorët, të cilët janë larguar duke përfituar nga errësira.

Grupi hetimor pritet që të marrë në pyetje të plagosurin mbi konfliktet që mund të ketë pasur për të zbardhur ngjarjen. Pritet të sekuestrohen edhe kamerat e sigurisë së bizneseve pranë vendit të ngjarjes për të shkuar në gjurmët e autorëve.

Top Channel

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *