Të shtënat me armë në Vlorë, policia në alarm

Kronike Lajme

Uniformat blu në Fier dhe Vlorë janë vënë në lëvizje mbrëmjen e sotme nga një telefonatë që ka mbërritur në Policinë e Vlorës rreth orës 20:00 e cila ka raportuar të shtëna me armë zjarri në Novoselë.

Burime bëjnë me dije për ABC se patrullat e policisë po kontrollojnë zonën në Bishan dhe Poro, ndërsa nuk janë konstatuar gëzhoja armësh.

Ndërkohë banorët e zonës thonë se janë dëgjuar breshëri automatiku, por ka qenë e vështirë të mësohej drejtimi se nga kanë ardhur këto të shtëna/mv.abcnews.al

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *