Teatri i ri me ligj të veçantë nga qeveria, reagon PD

Kinema Kryesore Kulturë

Qeveria ka gati një draftligj që përcakton mënyrën sesi do të veprohet me projektimin dhe realizimin e një prej projekteve më të debatuara gjatë këtij viti në vend siç është ajo e ndërtimit të Teatrit Kombëtar me partner privat. Konkretisht drafti në nenin 1 saktëson se objekt i tij” është përcaktimi i procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt realizmin e projektit të zhvillimit të zonës së Teatrit Kombëtar, duke përfshirë projektimin, ndërtimin dhe dorëzimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar”.
Vendimi ende i pamiratuar në Këshillin e Ministrave përfshin ngritjen e një Komisioni Negocimi i cili do të hyjë në negociata me partnerin privat për të hartuar në bashkëpunim një projekt kontratë. Në përbërje të Komisionit të Negocimit janë Ministria e Drejtësisë, ajo e Financës dhe Ekonomisë, e Infrastrukturës dhe Energjissë, ajo e Kulturës, Avokatura e Shtetit dhe Teatri kombëtar. “Komisioni i negocimit të kontratës vlerëson dhe negocion me partnerin privat shoqërinë “Fusha shpk”, propozimin e paraqitur prej tyre dhe harton projektkontratën finale të negociuar nga palët, shoqëruar me relacionin përmbyllës të negociatave, brenda një afati kohor prej 30 ditësh nga data e ngritjes së komisionit” thuhet në vendim.
Sakaq një rol të rëndësishëm në process do të ketë edhe Bashkia e Tiranës. Kjo e fundit është është përgjegjëse për hartimin dhe administrimin e të gjitha procesverbaleve dhe dokumentet e procedurës dhe çdo dokumenti tjetër që lidhet me procedurën e përcaktimit dhe negociimin e kushteve të kontratës, përfshirë edhe procesverbalet e mbledhjeve, kur është rasti.
Komisioni gjithashtu mund të assitohet edhe nga një konsulent i cili duhet të zgjidhet me procedurë të përshtpejtuar po nga Bashkia Tiranë. Edhe në këtë rast përzgjedhja do të bëhet me procedurë të veçantë sipas një vendimi që do të kalojë qeveria.
Në fokus të negocimit do të jenë një seri aspektesh të lidhura me analizën teknike të projektit, konceptimim vendndodhja, kostoja, pronësia publike dhe private e truallit.
Kontrata në finale të saj duhet që të kalojë parimisht në Këshillin Bashkiak të Bashkisë së Tiranës d”he më pas pranë qeverisë.
Kushtet e kontratës së negociuar do te kalojnë me dhënie pëlqimi në parim nga Këshilli Bashkiak me shumicën e votave, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të këshillit dhe do të dërgohet zyrtarisht nga Bashkia Tiranë pranë ministrive të përmendura në pikën 3 të nenit 6 të këtij ligji me qëllim dërgimin për miratim në Këshillin e Ministrave.
Kontrata do të nënshkruhet nga kryetari i Bashkisë Tiranë brenda afatit kohor prej 10 ditesh nga hyrja në fuqi e Vendimit të Këshillit të Ministrave për miratimin e kontratës. Kontrata hyn në fuqi me nënshkrimin nga Kryetari I Bashkisë apo personi I autorizuar prej tij” thuhet në vendim.

Për ndërtimin e teatrit të ri, qeveria do të ngrejë një grup nëgociatorësh që do të negociojnë kontratën e ndërtimit sipas projektit të paraqitur nga kompania Fusha SHPK. Grupi negociator do të kryesohet nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe do të ketë në përbërje përfaqësues të disa ministrive. Pas përfundimit të kontratës, projektligji do të marrë pëlqimin në këshillin bashkiak dhe më pas do të firmoset kontrata. Kjo praktikë për ndërtimin e teatrit është kundërshtuar nga Partia Demokratike, e cila nëpërmjet deputetes Albana Vokshi e quajti këte praktikë si korruptive.

Qeveria shqiptare ka paraqitur një projektligji në Kuvend për të negociuar kushtet e kontratës mes komapnisë Fusha SH.P.K dhe shtetit për ndërtimin e teatrit të ri kombëtar.

Në projektiligjin e paraqitur thuhet se projekti i cili do të diskutohet është projekti i propozuar nga kompania private ndërsa grupin e negociimit do ta kryesojë Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj. Përfaqësues në këtë grup do të kenë edhe Ministria e Drejtësisë, Ministria e Financës, ajo e Infrastrukturës dhe Ministria e Kulturës. Përfaqësues në grupin negociator do të ketë edhe Avokatura e Shtetit së bashku me Teatrin Kombëtar.

Ky grup negociimi ka për detyrë të hartojë kontratën mbi projektin e paraqitur nga kompania private brenda 30 ditësh nga hyrja në fuqi e këtij ligji si dhe duhet të përgatisë analizën teknike që shoqëron gjtihë projektin.

Kjo kontratë do të duhet të kalojë nga Këshilli Bashkiak i Tiranës vetëm për dhënie pëlqimi me shumicë të thjeshtë votash dhe më pas do të miratohet dhe në mbledhjen e Këshillitt ë Ministrave.

Pas miratimit Kryetari i Bashkisë do të ketë të drejtën të firmosë kontratën brenda 10 ditësh pasi vendimi i Këshillit të Ministrave hyn në fuqi.

Kjo procedurë është quajtur si korruptive nga deputetja e partisë Demokratike, Albana Vokshi, e cila akuzoi kryeminsitrin se po vepron jashtë ligjit dhe kushtetutës pasi këto procedura sipas saj parashikohen në ligjin për Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, si dhe ligjin “Për vetëqeverisjen vendore”

Vokshi: Rama ka hartuar këtë ligj të posacëm vetëm për të shmangur përgjegjësinë penale të personave të përfshirë në këtë aferë korruptive, dhe për të ligjëruar shkeljet flagrante të ligjit që janë kryer, po kryhen apo do të kryhen në realizimin e këtij projekti.

Ky projekitligj sipas Vokshit paracakton fituesin dhe shmang garën

Vokshi: Duke qenë se ka paracaktuar fituesin, Edi Rama nuk mund të kërkojë as konsensusin dhe as të realizojë një procedurë konkurruese ligjore, për këtë arsye propozon ai shkel kushtetutën, shkel ligjet me këtë projektligj të posaçëm, duke e shndërruar Kuvendin në noter të një marrëveshje korruptive dhe klienteliste të tij me një subjekt privat

Vokshi e ka quajtur këtë projektligj si antikushtetues por vendi aktualisht është pa një Gjykatë Kushteteuese ku të mund të kërkohet rrëzimi i ligjit përfundoi ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *