Type to search

Të veçanta

Telebingo-Shqiptare/ Çmimi i madh qëndron në Tiranë, fituesi merr 1.400.550 lekë

Ndaje

Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja.

Konkretisht, janë shpallur si fitues të 50 lekëve 19 745 lojtarë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 364 lojtarë të tjerë, ku secili prej tyre siguron nga Kompania e Telebingos 1,450.00 lekë. Fitues të një bilete Telebingo, janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 0, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.

Më shumë mundësi për të fituar, më shumë çmime ku tashmë shuma minimale nis me 50 mijë lekë në lojën e Telebingo Shqiptare. Që në nisje të sezonit të ri, shumë lojtarë të saj janë bërë fitues të milionave dhe dhuratave me vlera të konsiderueshme. Loja e çmimeve dje ka filluar me Baço Haxhiun nga Peshkopia i cili është bërë fitues i 30 mijë lekëve dhe një dhurate nga Atom Computer. Po kështu Tosi nga Elbasani është bërë fitues i 25 mijë lekëve dhe një dhurate po nga Atom Computer. Kështu nga përzgjedhja rastësore e kontrabiletave, kanë mundur të fitojnë gjatë shorteut të djeshëm, dhuratat dhe çmimet e preferuara të lojës më popullore të fatit në vend, Telebingo Shqiptare dhe shumë fitues të tjerë.

Durrësi, Korça, Elbasani ishin ndër qytetet më fatlume sa i takon shpalljes së fituesve të dalë jo vetëm nga loja telefonike, por edhe nga shorti i goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas.

Ndonëse makina “Hyundai” nuk u fitua ditën e djeshme, ajo do të jetë sërish në lojë gjatë shorteut të radhës që do të hidhet të dielën e ardhshme. Pas fituesve të parë, loja telefonike ka qëndruar ne Tiranë, duke përzgjedhur si fitues Kejdi Lushën që është bërë fitues i 35 mijë lekëve dhe dhuratës së radhës nga Atom Computer.

Mirandi nga Shkodra ka qenë fituesi tjetër me fat e cila ka fituar një dhuratë nga Swatch dhe Enza Home. Më së miri fati i ka buzëqeshur edhe fituesit të radhës, Vasilit i cili ka mundur të fitojë 40 mijë lekë dhe një dhuratë nga Pier Cardin. Lonora nga Tirana ka qenë e zgjedhura tjetër rastësore që ka patur fatin që në përzgjedhjen e saj të sigurojë 95 mijë lekë dhe një dhuratë nga Atom Computer. Kontrabileta e radhës e zgjedhur rastësisht ka shkuar në Fier ku Odise Tase është bërë fitues i 60 mijë lekëve dhe një dhurate nga La Halle.

Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh i javës këtë radhë qëndron në Tiranë, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja. Konkretisht, janë shpallur si fitues të 50 lekëve 19 745 lojtarë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 364 lojtarë të tjerë, ku secili prej tyre siguron nga Kompania e Telebingos 1,450.00 lekë. Fitues të një bilete Telebingo, janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 0, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre. Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës, e çmimeve të Telebingos, ka vijuar edhe me telefonatat e bëra duke vijuar me fitues të tjerë të shumës prej 20.000 lekësh. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të reja të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Donika Kastrioti”, mbrapa “Kullave Binjake”, Vila 9/1.

Loading...
Tags:

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *