Temperaturat e larta, futbollisti gjerman pëson kolaps para pankinës

Sport

Momente paniku në miqësoren e zhvilluar ditën e sotme mes Bajern Leverkusenit dhe Vupertales. Futbollisti i kombëtares gjermane Karim Belarabi ka pësuar kolaps nga lodhja dhe temperaturat e larta duke u rrëzuar para pankinës së Leverkusenit.

Gjatë pushimit të ndeshjes ai po kthehej për t’u ulur në pankinë kur papritur është rrëzuar. Në këtë moment ka ndërhyrë stafi mjekësor dhe më pas ambulanca, për ta shoqëruar Belarabin në spital. Situata e 28-vjeçarit është normalizuar disi. Atij i duhet të pushojë disa ditë për t’iu rikthyer sërish stërvitjes.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *