Tension në kufijtë e NATO-s, 6 bombardues rusë manovra provokuese

Botë Kryesore

Tension në ajër pranë kufijve të NATO-s. Gjashtë avionë bombardues rusë u pikasën në manovra provokative në Detin e Zi, shumë pranë hapësirës ajrore të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Interceptimi u bë nga forcat britanike të cilat shpërndanë një komunikatë.

“Avionët e tipit ‘Eurofighter Typhoon’ u ngritën të hënën në mëngjes nga baza ajrore ‘Mihail Kogalniceanu’ (juglindje) si përgjigje ndaj pranisë së gjashtë avionëve bombardues të tipit ‘Sukhoi Su-24 Fencer’ që po fluturonin pranë hapësirës ajrore të NATO-s, mbi Detin e Zi”, raportoi “Royal Air Force” e Britanisë së Madhe.

Po ashtu, bëhet me dije se pas kundërpërgjigjes nga aviacioni britanik, “bombarduesit rusë më pas u larguan në drejtim të Krimesë”, njoftoi ky burim.

“Ky operacion bën pjesë në misionin policor ajror të përforcuar të NATO-s në kuadër të të cilit ‘Royal Air Force’ veproi për të dekurajuar çdo lloji agersioni të Rusisë, për të garantuar miqtë rumunë dhe të aplikojë angazhimin e Britanisë së Madhe që synon të garantojë mbrojtjen e përgjithshme të vendeve anëtare të NATO-s”, theksuan forcat ajrore britanike.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *