Tensione në Kuvend, Basha: Fatmir Xhafaj, “Peshku i madh”, duhej të prangosej

Lajme Politikë shtojca

Gjurma 10 Maj 2018

Nga foltorja e Kuvendit, kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha se ka fakte të reja për shkelje ligjore, politike e penale të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, që sipas Bashës ka të bëjë me ndryshim të kodit të procedurës penale, kur ministri ishte në kreun e komisionit të reformës në drejtësi.

 “Dje deklaroi se në raport me çështjen e dënimit të vëllait nuk ka pasur asnjë lloj pushteti për të ndikuar në asnjë lloj forme mbi të, ky është mashtrimi i dytë i tij për të mbrojtur veten e tij nga vepra penale e korrupsionit të zyrtarit të lartë, siç do provohet sot me dokumente zyrtare, Fatmir Xhafaj në detyrën e tij si kryetar i komisionit të reformës në drejtësi ka ndryshuar përmes falsifikimit të dokumenteve zyrtare Kodin e Procedurës Penale për të shpëtuar vëllain e tij, konkretisht nenin 491”, tha Basha.

Sipas tij Xhafa është peshku i madh, krimineli i pandëshkuar dhe të dy bashkë me të vëllanë “janë një prej kokave mafioze që kanë ndryshuar Vlorën në kryeqytetin e kokainës”.

Por ndërprerja e fjalës së Bashës, ka ngritur në këmbë deputetët e opozitës që janë mbledhur para foltores, teksa kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi thotë se koha e tij mbaroi. Ruçi mbylli seancën.

Por Basha ka vijuar fjalimin e tij, duke vendosur transmentimin live ne rrjetin social Facebook. Ai akzuar Xhafajn, duke deklaruar se ministri i Brendshem duhet te kishte dale me pranga nga Kuvendi.

Pjese nga fjalimi

Në këtë sallë, para disa muajsh, Fatmir Xhafaj, mohoi dënimin e vëllait të tij për trafik droge, duke e quajtur një çështje të sajuar nga opozita. Dje PD publikoi vendimin e dënimit të Agron Xhafajt dhe dosjen e drejtësisë italiane për vëllain e Xhafajt.

Në mbrëmje ministri mblodhi kurajën dhe mërmëriti para kamerave se vëllai i tij ishte në vendin dhe kohën e gabuar. Vëllai i tij është drejtues i një organizate kriminale, që vepronte mes Shqipërisë-Italisë-Polonisë-SHBA, për importimin e drogës nga Shqipëria. Agron Xhafaj është person i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Kjo dosje e bën të qartë se Agron Xhafaj është dënuar për trafik ndërkombëtar droge, se ai është dënuar për drejtimin e rrjetit të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Faktoi ky vendim ekzistencën e një organizate kriminale për trafikun e drogës.

Ky është vëllai i Fatmir Xhafaj, i dënuar në Itali, por që nuk ka vuajtur asnjë ditë burg. Fatmir Xhafaj ka përgjegjësinë e plotë, duhet të merrte masa për arrestimin e vëllait të tij, që është një kriminel i dënuar për trafik droge. Vëllai i tij refuzon të zbatojë ligjin. Ai ka shkelur ligjin, duke mbrojtur vëllanë e tij trafikant

PD do të provojë sot me dokumente se si Fatmir Xhafaj, kryetari i Reformës në Drejtësi ka falsifikuar Kodin e Procedurës Penale, nenin 491, duke falsifikuar dokumente zyrtare, për të mbrojtur vëllain e tij trafikant droge, Agron Xhafaj

 E vërteta tronditëse që do të shpaloset sot me fakte nga selia e Partisë Demokratike është se Fatmir Xhafa ka gjithë përgjegjësinë ligjore, politike e penale.  Sipas ligjit, detyrë kryesore e Minsitrisë së Brendshme dhe policisë është pikërisht identifikimi i personave të dënuar me vendim të gjyqësor të formës së prerë, pra është detyrë e tij dhe e vartësve të tij në Policinë e Shtetit ta identifikonin dhe verifikonin dënimin e tij në Itali dhe të merrnin masat që Agron Xhafaj të arrestohej e të ekstradohej për të vuajtur dënimin e prej 7 vite e 2 muaj burgim. Ku është forca e ligjit? Pse nuk ka efekt operacioni mbi vëllain e Ministrit të Brendshëm?

Agron Xhafaj është një kriminel i dënuar për trafik droge por që nuk vuan dënimin sepse ministri i Brendshëm është vëllai i tij i cili refuzon të zbatojë ligjin. Këto janë faktet. Dje Xhafa u detyrua të pranojë atë që kishte mohuar, dënimin e vëllait të tij. 

Pranoi se ky vendim ekziston edhe online por nuk u dha përgjigje këtyre pyetjeve. Përse nuk ka përbushur përgjegjësitë e tij ligjore si Ministëri i Brendshëm për ta indetifikuar, arrestuar dhe ekstraduar shtetasin e dënuar për trafik droge. 

Pse nuk ka kërkuar nisjen e procedurave për ekstradim ose për validimin dhe vuajtjen e dënimit në Shqipëri?

Ka ndryshuar nenin 491 duke konsumuar veprën penale të falsifikimit të dokumenteve. Si kryetar i reformës në drejtësi Fatmir Xhafaj ka siguruar paprekshmëri të vëllait të tij

Fatmir Xhafa është koka, peshku i madh ku i vëllai trafikon drogë dhe ai është kriminel. Të dy bashjkë janë koka mafioze. Agron Xhafen e thërrasin Pashai i Vlorës

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *