Tensionet në Kosovë, KFOR zbarkon në veri, merr nën kontroll liqenin e Ujmanit

Kosovë Rrotull

Media serbe “Kurir” shkruan se ushtarët e KFOR-it janë vendosur në fillim të digës së Liqenit të Ujmanit, kurse automjet dhe  e KFOR-it kanë bllokuar të gjitha rrugët që çojnë te liqeni.

“Ushtarët janë të armatosur me armë të gjata dhe disa mitralozë dhe nuk lejojnë as gazetarët të afrohen ndërsa brenda në Zubin Potok çdo gjë është e qetë”, shkruan “Kurir”

Ndërsa gjatë natës kanë fluturuar helikopterët e KFOR.

Ushtarët e KFOR-it, të armatosur rëndë janë vendosur në digën e liqenit dhe kanë bllokuar të gjitha rrugët që të çojnë për atje.

Kjo lëvizje vjen pasi komunat serbe në veri kanë paralajmëruar shpalljen e pavarësisë më 5 Gusht, veprim që është kundërshtuar zyrtarisht si nga Serbia, ashtu edhe nga Bashkimi Europian.

Ditën e premte u mblodh Këshilli i Sigurimit në Kosovë dhe kryeministri Haradinaj bëri thirrje për gatishmëri, ndonëse theksoi se situata duket e qetë.

Në një prononcim për Klan Kosova, Shefi i Zyrës për Komunikim në KFOR, Vincenzo Grasso ka thënë se qëndrimi i këtyre trupave në Zubin Potok është në kuadër të detyrave të zakonshme të KFOR-it.

Grasso ka mohuar se trupat e KFOR-it janë duke e kontrolluar hyrjen në liqenin e Gazivodës.

“Jemi duke zhvilluar detyrat tona të rëndomta, në kuadër të mandatin tonë për ruajtjen e paqes dhe sigurisë. Nuk kemi vendosur kontroll në hidrocentralin e Gazivodës. Janë vetëm detyrat normale” është shprehur ai, njofton Klan Kosova.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *