Tensionet SHBA-Turqi, sulmohet ambasada e amerikane në Ankara

Botë Kryesore Rrotull shtojca

 

 

Një person i armatosur ende i paidentifikuar ka qëlluar disa herë me armë zjarri nga një makinë drejt Ambasadës së SHBA-ve në kryeqytetin turk të Ankarasë. Fatmirësisht nga sulmi nuk ka asnjë person të lënduar.

Sipas dëshmitarëve, agresorët erdhën nga një makinë e bardhë, e cila kaloi me shumë shpejtësi saqë edhe numri i targës nuk mund të përcaktohej.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka punën për gjetjen e makinës dhe kapjen e autorëve.

Sulmi drejt ambasadës amerikane vjen në një kohë kur marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Turqisë nuk janë në kohën e tyre më të mirë. Kjo edhe pas arrestimit të pastorit amerikan Andreë Brunson në Turqi. Brunson akuzohet se ka ndihmuar përpjekjet për grusht shteti në  2016-tën dhe rrezikon të përballet me 35 vjet burg.

Nga ana e tyre, SHBA-të kanë vendosur sanksione ndaj ministrit të Drejtësisë dhe atij të Brendshëm, ndërsa presidenti Trump ka nxitur tarifat për importin e aluminit dhe çelikut në vend.

Presioni ekonomik i ushtruar ka bërë që lira të zhvlerësohet si kurrë më parë.

Nga ana e tij, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka akuzuar Uashingtonin për sulme të qëllimshme ndaj ekonomisë së Ankarasë për këtë arsye ai i ka kërkuar popullit të tij të heqë dollarin nga qarkullimi në mënyrë që edhe SHBA-të të ‘ndëshkohen’ për sulmet drejt Ankarasë zyrtare.

Thirrjeve të Erdogan i janë përgjigjur edhe qytetarët turq, të cilët në mënyrë demonstrative kanë djegur tufa me dollarë dhe kanë thyer iPhone-ët e tyre me çekiç.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *