Tentoi të vriste Lul Berishën në 2005, ekstradohet nga Kosova atentatori

Kronike Lajme

Ekstradohet nga Interpol Tirana një shtetas kosovar i dënuar me 20 vjet burg për “Vrasje me paramendim”. Ahmet Ajeti , 35 vjeç, lindur në Lipjan/ Kosovë është ekstraduar. Ahmeti tentoi të vrasë në 2005-ën në një lokal në Durrës, Lulzim Berishën, ish-kreu i Bandës së Durrësit dhe një personazh mjaft i njohur i botës së krimit. Ngjarja e 13 viteve më parë ishte rrjedhë e përplasjes mes bandave në qytetin bregdetar.

Ndaj Ajetit ka një dënim nga drejtësia shqiptare në vitin 2012 me 20 vite burg, ndërsa është shpallur në kërkim ndërkombëtar në vitin 2016.

Njoftimi i policisë dhe dinamika e ngjarjes: 

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Kosova drejt vendit tonë, i shtetasit, Kosovar, Ahmet Ajeti , 35 vjeç, lindur në Lipjan/ Kosovë.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur: 

Më datë 30.08.2005, shtetasit Ahmet Ajeti dhe O. K. të porositur nga shtetasit E. D. dhe A.C., kanë shkuar nga Tirana në Durrës për të vrarë shtetasin L. B.. Para se të kryhej atentati në afërsi të lokalit ku ndodhej L. B., shtetasi Ahmet Ajeti është konfliktuar me disa persona të panjohur dhe në grindje e sipër ka nxjerrë pistoletën është vetplagosur.

Shtetasi Ahmet Ajeti është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana më datë, 07.03.2016, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, me vendimin nr. 01 datë 16.01.2012, e ka dënuar me 20 vjet burg për veprën penale “Vrasje me paramendim”, dhe “Armëmbajtje pa leje” .

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Policinë e Kosovës, u bë i mundur arrestimi i tij në Kosovë, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *