Tentuan të vrisnin, pranga 2 shqiptarëve në Itali. Si u kapën me drogë me 25-vjeçaren nga Kuba

Botë Kronike Lajme Rrotull

Karabinierët e Tranit ka vënë në pranga dy shqiptarë 32 dhe 34 vjeç të akuzuar për një tentativë vrasje të ndodhur më 23 maj në rrugë “Barleta”, kur qëlluan me 5 plumba me një pistoletë të kalibrit 40 në drejtim të një makine me të cilën udhëtonin 2 shqiptarë të tjerë dhe tre femra italiane.

Hetimet e kryera nga investiguesit e bën të qartë motivin që fshihej pas aktit kriminal që solli jo pak alarm edhe tek qytetarët. Ishin shumë që u bënë dëshmitarë të ngjarjes dhe dëgjuan të shtënat që fatmirësisht nuk kapën njerëz.

Arsyeja sipas policisë italiane ishte marrëdhënia e 32-vjeçarit shqiptar me një prej femrave që ishin në makinën tip “Mercedes”.

Në përfundim të hetimeve komplekse dhe të zgjatura, karabinierët e kompanisë së Tranit, identifikuan plotësisht autorët, duke përcaktuar rolet e tyre përkatëse, 32-vjeçari qëllonte me armë, ndërsa 34-vjeçari drejtonte makinën tip “BMW” të errët me të cilën më pas u arratisën.

Ndër të tjera, shqiptari 34-vjeçar, kishte në ngarkim dy masa kufizuese të lëshuara nga Gjykata e L’Aquila për krime të rënda si evazion, dhunën seksuale të rënduar, mbajtje pa leje të armëve në vend publik dhe grabitje, krime për të cilat ishte në kërkim prej më shumë se dy vjetësh.

ARRESTIMI
Duke vënë në dukje rrezikshmërinë e të kërkuarve, me siguri të armatosur dhe me shumë të ngjarë që gëzonin përfitimet e një rrjeti mbrojtësish/përkrahësish që lehtësuan arratisjen, karabinierët kanë identifikuar zonën ku mund të qëndronin, në fshatrat në veri-lindje të Cerignolës dhe më pas kontrolluan në disa ferma ku qëndrimi i personave të kërkuar dukej më i mundshëm.

Pas hetimeve që zgjatën mbi dy muaj, falë edhe analizimit të tabulateve telefonike të një prej të kërkuarve karabinierët e Tranit mbërritën në rrethin e San Vitos, duke rrethuar zonën dhe arrestuar dy shqiptarët.

Përveç tyre forcat italiane të rendit kanë ndaluar edhe 4 persona të tjerë, mes të cilëve një 25-vjeçare me origjinë kubane dhe 3 shqiptarë të moshave 24, 29 dhe 31 vjeç.

Sapo kanë parë karabinierët, ata kanë tentuar të largohen por janë gjetur në kurth. Pas kontrollit janë gjetur 127 gram marijuanë, 87 gram kokainë, 48 gram hashash, 3 gram heroinë, material për paketimin e drogës, substanca përzierje dhe një shumë prej 5000 eurosh cash të dyshuara si të ardhura nga aktiviteti kriminal.

Por përveç drogës, grupi kishte gati mbi tavolinë edhe 2 pistoleta, një të kalibri 9 dhe një 40, të dyja të mbushura me municion.

Personat e ndaluar janë dërguar në burgun e Foggias, dhe do të përgjigjen për veprat penale të “posedim të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjen” dhe “armëmbajtje pa leje”. Dy shqiptarët që ishin në kërkim, përveç veprave penale të mësipërme do të përgjigjen edhe për “tentativë vrasjeje” si dhe për posedim të dokumenteve false që i kishte 34-vjeçari./BalkanWeb

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *