Tepelenë, u përplas nga një makinë, ndërron jetë 33-vjeçari

Kronike Lajme

Ka ndërruar jetë në spital 33-vjeçari i cili u përplas nga një makinë teksa ishte duke udhëtuar me motor.

33-vjeçari Ervis Taka nga Saranda u dërgua në spital në gjendje të rëndë, nga ku nuk ka arritur t’i shpëtonte plagëve, pasi sipas mjekëve kishte marrë dëmtime të shumta në kokë dhe bark.

“Në aksident u përfshi automjeti tip Renault me targa CD 478 HB, me drejtues shtetasin R.K, banues në Burrel, me motoçikletën me Targa AN 093, me drejtues shtetasin E.T, 33 vjeç, banues në Sarandë”, tha policia në njoftimin paraprak.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *