Tërhiqet opozita, Vasili: Jo protesta si ajo e 26 Majit

Kryesore Lajme Politikë

Opozita pas protestes se 26 Majit eshte terhequr nga thirrja e nje tjeter proteste te madhe. Kjo eshte skema me e re qe opozita do te ndjeke tani e tutje, duke u fokusuar me teper te protesta ne Parlament, apo ato te vogla, sic jane ato perpara ministrise se Brendshme ku cdo dite po kerkohej doreheqja e ministrit Fatmir Xhafaj.

Kete skeme te re e ka bere te ditur kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i cili ka deklaruar në rubrikën “Opinion” në “News 24” se opozita ka vendosur të mos thërrasë një protestë masive, deri në momentin kur Bashkimi Europian të japë vendimin ndaj negociatave me Shqipërinë më 28 qershor.

Vasili megjithatë theksoi se reagimi opozitar do të vijojë me të njëjtin intensitet.

“Opozita kërkon të rrëzojë qeverinë e inkriminuar. Sot jemi në ditët më të këqija të një qeverie të zhbërë. Ndaj qytetarët reagojnë. Opozita është e vendosur të vijojë aksionin e saj me të njëjtin intensitet. Shqiptarët kanë votuar të qeverisen nga pushteti dhe jo nga portali, siç bën ky kryeministër”, u shpreh ai.

Duke u ndalur tek protestat e zhvilluara së fundmi nga të rinjtë e FRPD-së dhe LRI-së përpara Ministrisë së Brendshme, kreu i LSI-së tha se të rinjtë që po protestojnë kundër Ramës dhe Xhafajt po procedohen penalisht.

Por nuk dihet nese ky eshte nje qendrim i unifikuar i bllokut opozitar, nese eshte vendim vetem i LSI, apo dhe i perbashket me partine kryesore te opozites, PD-ne.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *