Tërmet i fuqishëm në Kroaci, shënohet viktima e parë. Meta: Mendimet tona për popullin kroat

Botë Rrotull

Nje termet i fuqishem prej 5,4 ballesh tronditi Kroacine diten e sotme, duke u ndjere ne Bosnje-Hercegovine, Hungari dhe ne Austri.

Qyteti i Zagrebit u trondit nga një seri lëkundjesh këtë mëngjes, gjë që ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në kryeqytetin kroat në një kohë kur qytetarët e saj tashmë merreshin me urgjencën e koronavirusit.

Sipas mediave vendase raportohet për një djalë 15-vjeçar i cili ka vdekur.

Ai vdiq në Institutin e Mjekësisë Emergjente në Zagreb, pasi ishte transportuar atje nga ambulanca pas shembjes së ndërtesës në Gjorgjiceva 13.

Kishte tre tërmete fillestarë, të gjithë disa kilometra në veri të Zagrebit. I pari kishte një madhësi 5.3 në 06:24, i dyti 5.0 në 07:01, dhe i treti në 07:41, me matje 3.7.

Një nga aspektet më shqetësuese të këtyre tërmeteve është pasoja në spitalin në Rebro, i cili gjithashtu u dëmtua.

Presidenti shqiptar, Ilir Meta me ane te nje postimi ne Facebook u shpreh se “Mendimet tona janë me popullin kroat, në veçanti me të prekurit e të plagosurit nga tërmeti dhe familjarët e tyre, të cilëve ju uroj shërim të shpejtë!
Në këto momente tepër të vështira për Kroacinë mike, që po përballet edhe me pandeminë COVID 19, shpreh të gjithë solidaritetin dhe mbështetjen tonë”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *