Tërmet i fuqishëm në Turqi, njerëzit dalin jashtë

Botë Rrotull

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Turqinë lindore. Deri më tani nuk raportohet për viktima. Magnituda e këtij tërmeti sipas EMSC është 6.8 rihter ndërsa epiqendra ka qenë pranë zonës së quajtur Elazig. Thellësia e këtij tërmeti ka qenë 2 km, ndërsa lëkundja është shënuar në orën 17:55. Prej disa ditësh Turqia goditet nga lëkundjet e tërmetit, por intensiteti i tyre ka qenë shumë më i ulët sesa sot.

Turqia është prekur nga tërmeti edhe gjatë ditës së mërkurë (22 Janar) në provincën perëndimore të Manisa ku u regjistrua magnituda 5.4 ballë. Me anë të një deklarate, kryetari i bashkisë së Elazig ka thënë se deri më tani nuk raportohet për viktima. Ndërkohë vetëm pak minuta pas tërmetit 6.8 rihter, një tjetër paslëkundje është ndjerë në këtë zonë. Sipas mediave turke kësaj herë ishte 5.4 rihter. Dridhjet janë ndjerë në Irak, Siri, Liban dhe Izrael, ndërsa banorët kanë ndarë pamjet e ndërtesave që dridhen në qytete të ndryshme.

Tërmeti pati impakt të madh dhe është ndjerë në disa qytete të Turqisë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *