“Tërmet” në universitetin e Elbasanit, prangosen dekani, pedagogët dhe 4 sekserët

Kronike Lajme shtojca

Gjurma 9 maj 2018

htatë persona janë arrestuar nga policia e Elbasanit, mes të cilëve dekani i Fakultetit të Shkencave Humane, shefja e departamentit të gazetarisë dhe një pedogoge. Bashkë me ta janë vënë në pranga edhe tre sekserë dhe një student.

Të arrestuarit akuzohen për korrupsion Pasiv i Personave që Ushtrojnë Funksione Publike.

Në kuadër të operacionit të koduar “Dekani”, u arrestuan:

1-      Albert Riska,55 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë  Dekan i Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” , Elbasan.

2-      Elvira Lumi, 54 vjeçe, banues në Elbasan,  me detyrë Shefe e Departamentit të Gazetarisë në Fakultetin e Shkencave Humane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”,Elbasan.

3-      Erjola Calja, 29 vjeçe, banues në Gostime Cërrik, pedagoge e jashtme në Fakultetin Ekonomik në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” , Elbasan.

4-      Petrit Kodra, 53 vjeç, banues në Elbasan, në rolin e sekserit.

5-      Admirim Kala, 31 vjeç, banues në Tiranë, në rolin e sekserit.

6-      Adem Ngjela, 51 vjeç, banues në Cërrik, në rolin e sekserit.

7-      Marius Calja, 21 vjeç, banues në Gostime Cërrik, student.

Menjëhere reagoi rektorati, i cili i pezulloi nga detyra deri në përfundim të hetimit dhe marrjes së një vendimi përfundimtar.

Rektori i Universitetit në Elbasan ka pezulluar nga detyra Dekanin e Fakultetit të Shkencave Humane Albert Riska, shefen e Departamentit të Gazetarisë Elvira Lumi dhe pedagogen Erjola Calja.

Pezullimi i tyre bëhet deri në përfundim të procesit për vendimin përfundimtar.

Pedagogët e arrestuar kanë marrë para në këmbim të notave kaluese.

Në kuadër të operacionit të koduar “Dekani” policia e Elbasanit arrestoi 7 persona, mes tyre dekani, shefja e departamentit te gazetaris dhe nje pedagoge. Po ashtu u arrestuan tre sekserë dhe një student.

“Personat e arrestuar në bashkëpunim me njeri-tjetrin në kohë të ndryshme duke shpërdoruar funksionin publik kanë kërkuar dhe ushtruar ndikim të paligjshëm në rolin e sekserit dhe pedagogut në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan për marrjen e notave kaluese nga studentet gjatë sezoneve të provimeve.

Arrestimi i tyre u krye në zbatim të vendimit nr.315, datë 08.05.2018, të Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  e cila ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg”,  për veprën penale të parashikuara nga neni 245/1/2 dhe 259, i Kodit Penal,  “Ushtrimi i Ndikimit të Paligjshëm ndaj Personave që Ushtrojnë Funksione Publike” dhe “Korrupsioni Pasiv i Personave që Ushtrojnë Funksione Publike””, sqaron policia.

Vazhdojnë hetimet për evidentimin e veprimtarisë kriminale edhe ndaj persona të tjerë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Prokuroria: Si nisën hetimet

Nje operacion policor kunder korrupsionit ka vene ne pranga 7 persona ne Elbasan, mes te cileve dekanin e fakultetit ne Universitetin
“Aleksander Xhuvani”, dy pedagogë dhe kater sekserë. Ne nje njoftim per mediat, prokuroria ben me dije se: Procedimi penal është filluar kryesisht nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. Informacionet janë siguruar nga kryerja e veprimeve hetimore, nga
procedime penale të ndryshme të regjistruara më parë në këtë prokurori.
Hetimet janë kryer në vijimësi nga oficerët e policisë gjyqësore të Prokurorisë dhe Drejtorisë së Policisë Qarkut Elbasan. Në kuadrin e zbardhjes së rrethanave të faktit nga prokuroria janë përdorur metodat speciale të hetimit për grumbullimin e provave.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *