Tërmeti i fuqishëm në Turqi/ Shkon në 12 numri i viktimave, raportohen 419 të plagosur

Botë Kryesore Rrotull Slider kryesore

Autoritetet turke kanë raportuar se që nga tërmeti i mesditës deri më tani, janë shënuar 97 paslëkundje, 20 prej të cilave ishin të magnitudës mbi 4 të shkallës rihter.

Qendra e Koordinimit të Fatkeqësive Shëndetësore turke ka bërë me dije se janë shënuar 12 viktima, 1 prej të cilëve është mbytur. Ndërkohë që 419 persona janë plagosur si pasojë e shembjes së godinave.

Kërkimet vijojnë në 17 godina të dëmtuara në Izmir.

Ora 16:40/ Numri i viktimave në Izmir të Turqisë ka shkuar në 6 si pasojë e tërmetit të mesditës së sotme.

Sipas mediave turke, së fundmi kanë humbur jetën edhe dy fëmijë, teksa numërohen 202 të plagosur.
Sakaq vijojnë kërkimet nën rrënojat e ndërtesave të shembura nga lëkundjet.

Tërmeti i magnitudës 6.6 të shkallës rihter goditi mesditën e sotme brigjet e detit Egje, ku më të prekurit ishin ishulli grek i Samosit dhe qyteti i Izmirit në Turqi. Tërmeti u shoqërua edhe me shumë paslëkundje, duhe hapur panik te qytetarët.

Dhjetra godina janë shembur, në një kohë që raportohet për shumë të bllokuar nën rrënoja.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *