Tërmeti në Greqi, mes të plagosurve edhe një adoleshent shqiptar. Vizitohet nga ambasadorja Hajdaraga

Kronike Kryesore Lajme Slider kryesore

Në tërmetin e fuqishëm që tronditi edhe Greqinë një ditë më parë, mbeti i plagosur rëndë edhe një fëmijë shqiptar. Bëhet fjalë për 14 vjeçarin Eriko Mane. Ai është aktualisht në gjendje të stabilizuar shëndetësore. Sot, në dhomën e Spitalit e Përgjithshëm të Fëmijëve në Athinë ”Panagiotis dhe Aglaia Kyriakou”,  ku është i shtruar, shkoi për vizitë edhe Ambasadorja e Republikës së Shqipërise në Greqi, zonja Luela Hajdaraga.

Në kuadër të kësaj vizite, Hajdaraga mori kontakt me Drejtorin e Përgjithshëm të Spitalëve të Fëmijëve në Athinë, z. Emanouil Papasava, Drejtoren e Pavionit, znj. Paraskevi Feizidhu dhe doktorin ortoped, z. Konstandin  Paleologo, të cilët i falënderoi për ndihmën e tyre të shpejtë dhe u shprehu mbështetjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë. Ambasadorja Hajdaraga ka komunikuar me familjarët e të plagosurit dhe u shprehu mbështetjen e Ambasadës dhe qeverisë shqiptare për të gjitha nevojat e mundshme gjatë këtyre momenteve të vështira.

Eriko Mane është një nga 7 të plagosurit e tërmetit të fuqishëm që goditi Greqinë dhe Turqinë.  Nga lëkundjet fatkeqësisht humbën jetën 2 adoleshentë të tjerë në Greqi. Ato ishin një një djalë dhe një vajzë, 17 dhe 15 vjeç.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *