Rama: Terroristët e Boko Haramit dhe opozita në Shqipëri përdorin fëmijët si kamikazë

Kryesore Lajme Politikë Slider kryesore

Shkatërrimi i selisë së PS-së në Shkodër dhe djegia e objekteve nga disa të mitur, kanë sjellë reagimin e kryeministrit Edi Rama duke thënë se vetëm Terroristët e Boko Haramit dhe opozita në Shqipëri përdorin fëmijët si kamikazë. Duke bërë përgjeg3ëjsië opoiztën për nxitjen e dhunës dhe përdorimine  të miturve për këtë, Rama shprehet se kjo është streha e fundit e maskarallëkut të politikës opozitare dhe se shqiptarët të mos pranojnë këtë abuzim ekstrem që po ndodh në vend prej 4 ditësh.

Terroristët e Boko Haramit i përdorin fëmijët si kamikazë, nuk janë të parët në radhën e abuzuesve të minorenëve! Historia njeh disa raste kriminale me fëmijët, por që të shfaqej në Shqipëri si streha e fundit e maskarallëkut të politikës opozitare kjo është tejet e dhimbshme! Uroj shumë dhe besoj fort se nuk ka prind demokrat e opozitar që ta pranojë këtë abuzim ekstrem me kalamajtë të udhëheqësve pa atdhe, pa din e as iman, pa shpirt e as tru, të kësaj opozite të mjerë në boshllëkun e saj moral dhe karakterin e saj kriminal! Mos i harroni këto kurrë”, shkruan Rama në tëitter,

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *