Thaçi kundër vendimit të Haradinajt, pro Vuçiç, më pas konsulta me Metën në Durrës

Kryesore Lajme Politikë

Vendimi i kryeministrit Ramush Haradinaj per te bllokuar viziten presidentit serb, Aleksander Vuçiç ne zonen e Drenices ka sjelle per nje perplasje me zyrtaret e larte te shtetit te Kosoves. Keshtu presidenti Hashim Thaçi nuk eshte pajtuar me nje vendim te tille, duke shprehur rezerva per mos lejimin e homologut serb per te realizuar viziten ne fshatin Banjes ne zonen e Drenices. Me ane te nje postimi ne Facebook, Thaçi ka bere te qarte ndasine me kryeministrin e Kosoves, duke akuzuar dhe banoret e zones se Drenices, nje bastion i UCK-se gjate luftes,  si te pakulturuar.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, ditë më parë kishte miratuar kërkesën për vizitën e Presidentit të Serbisë në Kosovë, duke përfshirë itinerarin e saktë.

Por, për shkak të rrethanave të reja të krijuara dhe ruajtjes së sigurisë së qytetarëve dhe të vetë delegacionit të presidentit serb, sot Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për anulimin e vizitës së tij në fshatin Banje.

Si President i Kosovës, e mirëkuptoj plotësisht reagimin e qytetarëve të Drenicës, të cilët kanë shprehur revolten e tyre të arsyeshme kundër një vizite të tillë. Kjo tregon se plagët e dhimbjes dhe luftës janë ende shumë të freskëta.

Megjithatë, në kohën kur jemi duke bërë përpjekje për paqe dhe pajtim, protestat dhe bllokimi i rrugëve, aspak nuk na ndihmojnë.

Prandaj, unë e kuptoj edhe zhgënjimin e banorëve të komunitetit serb në fshatin Banje, për pamundësinë e realizimit të kësaj vizite.

Të gjithë duhet të përmbahemi dhe të tregojmë kulturë minimale njerëzore të mirëkuptimit dhe komunikimit njerëzor. Ne duhet të dimë të ngrihemi mbi vetveten, mbi plagët dhe dhimbjet e shumta. Duhet ta bëjmë këtë për hir të paqes dhe pajtimit”, shkruan Thaçi ne Facebook.

Me pas mesohet se Thaçi ka qene ne Shqiperi, ku ne Durres ka pasur edhe nje takim me presidentin e Shqiperise, Ilir Meta. Nje dreke pune eshte zhvilluar mes tyre ne zonen e Currilave ne Durres. Ne fokus te tyre ka qene vizita e Vuçiç ne Kosove, jo pak e tensionuar. Ndersa duhet theksuar se ky takim, vjen pas atij qe Meta zhvilloi me kreun e Vetevendosjes, Albin Kurti.

Ne postimin e tij, presidenit Meta ka shmangur reagimet ne lidhje me nje marrevesje me Serbine dhe Kosoven per korrigjimin e kufijve, ndersa Thaçi le te nenkutpoje se kane folur edhe per nje ceshtje te tille.

“Kënaqësi të takohesha sot në Durrës për një drekë pune me Presidentin e Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi. Rritja e mëtejshme e shkëmbimeve të gjithanshme midis dy vendeve është një prioritet i përbashkët. Forcimi i stabilitetit rajonal dhe perspektivës europiane të rajonit është qëllim i përbashkët.
Ndaj është me rëndësi vazhdimi i dialogut për normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve Kosovë – Serbi që do të garantojë jo vetëm njohje reciproke midis dy vendeve si edhe të ardhmen e tyre në BE por dhe një bashkëjetesë të përhershme midis shqiptarëve e serbëve në interes të gjeneratave të ardhshme”, thuhet ne postimin presidentin Meta.

Ndersa Thaçi shkruan se kane biseduar per marreveshjen e pritshme me Serbine. “Pata kënaqësinë që sot të kem një drekë pune me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta. Biseduam për thellimin e bashkëpunimit bilateral në të gjitha fushat. Diskutuam, po ashtu, edhe për zhvillimet në rajon, me theks të veçantë për dialogun ndërmjet shtetit të Kosovës dhe atij të Serbisë. Marrëveshja eventuale ndërmjet dy vendeve do të shënonte njohjen reciproke dhe përshpejtimin e integrimeve evropiane të Kosovës dhe të Serbisë. Ishte konstatim i përbashkët se arritja e marrëveshjes Kosovë – Serbi do të sillte më shumë stabilitet dhe paqe të qëndrueshme në tërë Ballkan Perëndimor”, shkruan Thaçi ne Facebook.

Ndersa ende nuk eshte bere e ditur se ne kete vizite informale, presidenti kosovar do te takoje edhe kreret e tjere te shtetit shqiptar, si kryeministri Edi Rama apo kryeparlamentari Gramoz Ruçi per te diskutuar ne lidhje me paktin me Serbine,

Kujtojme ketu qe vizita e Thaçit ne Shqiperi vjen pas asaj te Albin Kurtit, si dhe pas perplasjeve te forta qe pati ne distance me ish-kryeministrit Sali Berisha ne lidhje me bisedimet me Serbine per rishkimin e kufijve.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *