Thaçi: Nuk kam asgjë me Berishën, mediat më keqinterpretuan

Kryesore Politikë

Një ditë pas deklaratave të forta që presidenti Hashim Thaçi bëri drejt ish-kryeministrit Berisha, Thaçi në një intervistë për KosovaPress është shprehur se gjithçka ka qënë një keqinterpretim i mediave.

I pyetur pse reagoi aq ashpër ndaj Berishës, Thaçi u shpreh se mediat e kanë shtrembëruar të vërtetën duke u shprehur se ai nuk ka çështje të hapura personale me asnjë lider në Shqipëri apo në Kosovë.

“Së pari, mendoj që z. Berisha ka dhënë mendimin e vet për atë se çfarë mendon për zhvillimet në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Unë e respektoj mendimin e tij. Më vjen keq që disa media janë bërë mjeshtër të shtrembërimit të së vërtetës. Lehtë është të parashikohen tituj të tillë bombastikë edhe pas kësaj interviste. Por, interesi shtetëror dhe nacional nuk vendoset nga lajmet e rrejshme, por vetëm me vendime institucionale dhe të përgjegjshme. Unë nuk kam çështje të hapura personale me asnjë lider në Shqipëri apo në Kosovë”.
Më parë, pasi Berisha u shpreh kundër korrigjimit të kufirit me Serbinë, presidenti Thaçi reagoi me një status ku shkruante se nuk pranonte këshilla nga ata që populli i kishte larguar masivisht me votë nga pushteti, ata që ishin përfshirë në kontrabandë nafte në kohën e Millosheviçit, apo nga ata që strehuan vrasësin e shqiptarëve të Kosovës, Arkanin, duke etiketuar indirekt ish-kryeministrin Berisha.

“Institucioneve të Republikës së Kosovës sot më së paku iu duhen këshillat e të dëbuarve me votë masive nga skena politike. Veçanërisht të atyre që në mes viteve 1992 – 1997 tregtonin dhe bënin që me punët e tyre të pista të mbijetonte makineria ushtarake dhe policore e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq. Ata duke mbushur xhepat e tyre, u kujdesën me devotshmëri që rezervuaret e tankeve dhe autoblindave të jenë të mbushur plot, përkundër faktit se bashkësia ndërkombëtare kishte vënë sanksione kundër Millosheviqit. Nuk i duhen këshillat e atyre që strehuan Bin Ladenin, vrasësin e civilizimit botëror si dhe Arkanin, vrasësin e shqiptarëve të Kosovës”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *