“The Economist”: Shqipëria e para në botë për përdorimin e kokainës

Kronike Kryesore shtojca

 

 

Sipas prestigjiozes “The Economist” Shqipëria zë vendin e parë në botë për konsumimin e kokainës në raport me popullsinë. Në reportazhin e saj me titull “Pse kartelet po fitojnë” thuhet se lufta ndaj drogës po shkon drejt një krize të re dhe kartelet e dhunshme të drogës luftojnë për një fitim që kap shifrat e 320 miliard dollarëve në vit.

Britania, Spanja, Australia dhe Shtetet e Bashkuara janë shtetet që konsumojnë kokainën më së shumti. Por përqindjen më të madhe e mban Shqipëria dhe 2.5% e popullsisë konsumon drogë, duke mbajtur vendin e parë, kjo edhe për shkak se është një rrugë e rëndësishme e trafikut të kokainës Afgane, raporton “The Economist”.

Prodhuesit kryesorë janë vendet e Amerikës së Jugut. Kolumbia është në vendin e 34 në renditje për konsum, por është prodhues dhe furnizues i gjysmës së sasisë së kokainës në botë. 1 kg në xhunglat e Kolumbisë shkon rreth 2200 dollarë, ndërsa në Meksikë arrin 12-16 mijë dollarë.

Në Europë shkon 53-55 mijë dollarë 1 kg. Bandat e krimit të organizuara po kërkojnë rrugë të reja transporti, ndërsa volumin e kanë rritur më shumë se kurrë. Gjithashtu edhe linjat dhe rrugët e vjetra të kanabisit po përdoren për transport kokaine, thotë “The Economist”.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *