“The Washington Times” godet qeverinë shqiptare: Vettingu po i jep fuqi absolute Ramës

Politikë

 

 

The Washington Times godet sërish qeverinë shqiptare. Një shkrim tjetër ka pasuar atë për ambasadorin amerikand Donald Lu, për të cilin u tha se ka punuar kundër presidentit Donald Trump dhe ka mbështetur kryeministrin Edi Rama.

 

Shkrimi mban datën e djeshme, ndërsa kësaj radhe i kushtohet reformës në drejtësi dhe vettingut. Sipas The Washington Times vettingu po zhduk kundërshtarët politikë të Ramës dhe po i jep fuqi absolute duke vendosur pas gjithë kësaj miliarderin George Soros.

 

Në shkrim thuhet se  gjykatës të korruptuar janë mbajtur në detyrë dhe zyrtarë te ndershëm janë larguar nga detyra, nëse ata besojnë gjënë e gabuar ose mbështesin partinë e gabuar. “Në vitet e fundit, Shqipëria është kthyer në një narkoshtet, duke u zhvendosur në krye të listave të prodhimit të marijuanës që trafikohet në Itali dhe në pjesën tjetër të Europës. Drogat e forta janë gjithashtu shumë të përhapura”, shkruan opinionisti.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *